Mesfushori i Milanos, Kevin Prince Boateng ka thënë se dëshiron edhe më tutje të mbetet tek “rosonerët”.

“Ngjyrat e mia janë kuqezi. Unë dua të qëndroj këtu”, ka thënë Boateng, i cili në këtë sezon të garave ka dhënë kontribut të çmueshëm në suksesin e Milanos.

Ai kërkohet edhe nga disa skuadra tjera, por dëshira e tij është që edhe në sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e kësaj skuadre të madh italiane.

SHPËRNDAJE