BISHZ në kuvendin e saj të XIII mbajtur më 27 nëntor 2010, ka organizuar edhe nderimin e kremtimin e Festës së Flamurit, ka bërë nderimin me mirënjohje  veprimtarë dhe personalitete të ndryshme në mërgatë e Atdhe për veprimtarin e tyre në drejtime të ndryshme, mqërast ka ndarë dhe shpërbilmet tradicionale që jep për cdo vit BISHZ në fund të vitit personléaiteve shqipatre dhe zvcierane për rolion dhe angzhimine tyre në Kosovë dhe cështjes sonë kombëtare.

Kështjella PEPSHI

Bernë, 13 dhjetor

(AIK Presheva Jonë)

“Kësaj radhe ndër të nderuarit me mirënjohje janë edhe ish kryetari i parlamentit Zvicëran z.Victor Ruffy, Humanistja e mirënjohur Zvicërane z.Anelies Schneller, PUBLICISTIN  dhe hulumtuesin e njohur për krime dhe gjenocidin e kryer serb në Kosovë z.Josef Martinsen   nga Norvegjia, i cli ka nderuar edhe Familjen Jashari nga Prekazi Kosovë për vetflijimin për çështjen e Atdheut, etj. Këto i keni në Raportin vjetor të BISHZ , bashkë me materiale tjera dhe programin.” I ka deklaruar agjencise sonë « Presheva Jone » z.Abas Fejzullahu , kryetar i BISHZ-SË

Kush është Ragip Kciku

Ragip Kçiku lindi më 12 janar 1953 në Velegllavë,fshat në bashkinë(komunën) e Kamenicës. Shkollën fillore dhe të mesme e ka bërë në Ferizaj.Shkollën e lartë Pedagogjike, në Prizren dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe ndërsa më 1979 ka mbaruar studimet në Fakultetin Filozofik të Prishtinës dega Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Një kohë të gjatë ka punuar në Gjimnazin Kuvendi I Arbërit në Ferizaj,Që nga viti 1992 jeton dhe punon në Finlandë.

Veprimtaria:

Më 1995 ka realizuar dy fjalorë për nevojat e nxënësve shqiptarë në Finlandë.Në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Arsimit të Finlandës (Opetushallitus) ka përpiluar: “Fjalor për Biologji,Gjeografi dhe Histori” Finlandisht –Shqip dhe “ Fjalorin Matematikor”Finlandisht-Shqip-Finlandisht, të cilët ende janë në qarkullim për nxënës dhe student shqiptarë në Finlandë. Më 1996 në bashkëpunim me Ministrinë për Çështje Sociale të Finlandës, ka qenë udhëheqës dhe përpiluesi I programit” Mika-mika-maa” ( Ç`vend!) për gjuhën shqipe “ Vendi I shqiponjave “ dhe “ Dora –Dorës” me histori,përralla, lojëra, dhe këngë të traditës shqiptare.

Është autor I tekstit mësimor ABETARE PUNE për nevoja të fëmijëve në mërgatë, të fëmijëve parashkollor dhe atyre me novojë të veçantë.

Fjalori i Gjuhësisë, është vepra e katërt deri tani.

Ragip Kçiku është mësues I gjuhës shqipe në Finlandë.

Një vështrim i shkurtër rreth tekstit të “ABETARE PUNE” të autorit Ragim Kcikut

Nga: Abas Fejzullahi

Në jetën e përditëshme përurohen vepra të ndryshme të autorëve të ndryshëm në drejtime të ndryshme në prozë dhe poezi. Por janë raste shumë të rrala përurimi që u bëhet teksteve shkollore.

Sot në Kuvendin e XIII-të të BISHZ , në programin e punës kemi edhe përurimin e dy veprave të autorit Ragip Kçiku: Abetare Pune dhe Fjalorin e Gjuhësisë.

Tekstin, Abetare Pune për mërgatë,autori ka bërë një punë të madhe për t`ju dhënë mundësit fëmijëve parashkollor dhe fëmijëve me nevoja të veçanta, që të mësojnë alfabetin e gjuhës shqipe dhe përdorimin e tij për shkrim-lexim dhe mësimnxënje.

Teksi ka vizatime dhe fjalë e fjali ku mungojnë shkronja të ndryshme , që nxënësit perms ushtrimeve i plotësojnë hapësirat e zbrazta, dhe kështu formojnë fjalën për ta lexuar në rroke dhe sit ë tërë.Në këtë mënyrë perms këtyre ushtrimeve dhe lidhshmërin e tyre me artin figurative, jep mundësi fëmijëve që ushtrimet të jenë tërheqëse dhe njüherit pasurimi I fjalorit me fjalë te reja e të pa njohura për moshat e nxënësve.

Shkronjave të shkrimit autori, s`ju ka kushtuar ndonjë rëndësi të vacant, ndoshta u bazuar në metodologjin e punës dhe mësimit në vendin ku ai jep edhe mësimin e gjuhës shqipe-Finlandë.

Është shumë me rëndësi përmbajtja e një teksti shkollor, e në veçanti teksteve fillestare siç është ABETARJA, e cila duhet plotësuar të gjitha kushtet e parapa si ato didaktike, pedagogjike dhe psikologjike, gjithnjë duke pasur parasysh autori(autorë) moshën e fëmijëve dhe aftsit e tyre psiko fizike.

Nga puna praktike gjatë përdorimit të tekstit:ABETRE PUNE të autorit Ragip Kçiku, kam vërejtur se gjatë ushtrimeve nxënësve ju ndihmon sin ë mësuarjen e alfabetit e sidomos në leximin e shkronjave të dyfishta si:LL, Rr, Th, Xh, Gj, Sh, Dh etj. Poashtu perms plotësimit të hapësirave me shkronjat që mungojnë nxënësit kanë mundësi të pasurojnë fjalorin me fjalë shqipe që këtu në Zvicër u mungon shumë.

Abetarja e autorit Ragip Kçikut është bërë me standarde evropiane.

Është e bërë me rrokje e cila e lehtëson punëne nxënësve dhe mësuesëve, është abetare atraktive sepse ka shumë ushtrime dhe nuk e komplikojnë punën duke qenë shumëtë lehta dhe funksionale.

Abetarja po përjeton botimin e dytë.

Sipas bisedës me autorin zhvilluar me shkrim përmes msn me 2010-10-22, mes tjerash autori shkruan:

Ragip sagt:“ …mësuesit e finlandës për cdo ditë të vetme rrinë dukle më kërkuar abetare? Dhe tani që po shkoj në Kosovë është një nga arsyet që të marr abetare., sepse ka kërkesa edhe në Maqedoni e Kosovë po edhe Shqipëri nga disa mësues…

2010-11-27

Solothurn-Ch

 


 

 

 

 

 

 

VEPËR E RËNDËSISHME LEKSIKOGRAFIKE

Ragip Kçiku, Fjalor i termave dhe i nocioneve linguistike, Zgjimi – EDUCA, Ferizaj, 2009, 404 faqe

Të çmuar dashamirë të fjalës së shkruar,

Të respektuar zonja e zotërinj,

Jemi mbledhur sot këtu, në këtë ambient të mrekullueshëm mësimi e kulture, të rrethuar rreth e çark me libra, në këtë ditë të shënuar për qytetin e Gjilanit, me një sebep më shumë – Ditën e Panairit të librit, që e bën edhe më madhështor takimin tonë, për të përuruar veprën leksikografike, Fjalor i termave dhe i nocioneve linguistike, të shkruar nga dashamiri i madh i gjuhës shqipe, z. Ragip Kçiku.

Hullitë e mbara të mjeshtrave të leksikografisë shqipe, nga botimi i të parit fjalor “Fjalor latinisht – shqip” (1635), i Frang Bardhit, botuar këtu e 375 e vjet më parë, dhe të një numri leksikonesh të botuar kryesisht pas Luftës Dytë Botërore, për fat të mirë po ndiqen nga një numër i mirë studiuesish shqiptarë, përtej e këtej kufiri, siç është rasti edhe me fjalorin që sapo e zumë ngojë të z. Kçiku.

Qysh tek autorët tanë të vjetër shohim të shprehet shqetësimi për fjalët e huaja që po hynin në shqipen, por shohim edhe përpjekjet e tyre për të gjallëruar e formuar vetë fjalë, nocione e terma shqip, të mishit e të gjakut të shqipes. Buzuku thotë se e shkroi veprën e tij “En se dashuni te botes sane”, Bardhi, në Parathënien e Fjalorit të tij, flet për dëshirën që kishte ”… me ndihmuem mbe nje ane gjuhen etane”. Disa vite më vonë Pjetër Bogdani na rrëfen se “…me ashtë dashure me djersë të mëdha shumë fjalë me ndërequnë”. Dhe thëniet e tyre ata i shoqëruan me mjaft shembuj të gjallë për atë kohë, duke krijuar edhe vetë fjalë nga burimi i gjuhës mëmë. Si të tilla mund të përmendim: dëftues, kopshtar, këngëtar, mbarim, pushim, letrar etj. Në hullinë që çelën këta dijetarë, ecën me dëshirë dhe këmbëngulje edhe atdhetarë e të dijshëm të tjerë, si: Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Naim e Sami Frashëri, Jani Vreto etj.[1], si dhe autorë të tjerë të botimeve të fjalësve të ditëve tona.

Fjalori që sot e kemi në duar dhe po e përurojmë, me korpusin e termave dhe të nocioneve linguistike që ngërthen, pa dyshim se përbën një kontribut të çmuar në fushën e leksikografisë në përgjithësi e të asaj shqipe në veçanti, si për, përzgjedhjen, sistematizimin e hera-herës edhe për trajtimin e termave e të nocioneve, ashtu dhe për faktin se evidenton një korpus të përfillshëm fjalësh nga fusha e gjuhësisë së përgjithshme dhe asaj shqipe.

Fjalor i termave dhe i nocioneve linguistike, i qëmtuar me pasion dhe profesionalizëm të dalluar nga z. Kçiku, mbështetur në një literaturë të veçantë – ajo e gjuhësisë së përgjithshme, ka vlera të larta linguistike, duke mbajtur parasysh se çka, si dhe përse e ofron lëndën e përzgjedhur ai. Me këtë vepër autori u jep studiuesve të fushave të ndryshme filologjike edhe një mjet tjetër pune, me të dhëna shumë të rëndësishme, një lëndë të vlefshme që mund të plotësojë, në një masë të mirë mungesën e shprehjeve të tilla në gjuhësi, sa herë që e do puna që dikush të merret me probleme gjuhësore. Vlerën dhe rëndësinë e fjalorit, padyshim se e shton dhe e bën edhe më të madhe edhe fakti se është vepra e parë e kësaj natyre ndër ne dhe jo vetëm ndër ne.

Duke iu referuar mendimeve vlerësuese të fjalorit, del sheshit se autori ka mbështetur arsyen e një ndërmarrjeje të tillë për mbledhjen, sistemimin dhe botimin e një vëllimi me terma e nocione linguistike, të cilat përfaqësojnë jo vetëm anën simbolike-gjuhësore, por edhe atë praktike. Përtej saj, rëndësia e këtij materiali del edhe nga mundësia e njohjes së problemeve gjuhësore: të termave e nocioneve edhe të gjuhëve të tjera.

Veprës i prin një fjalë e shkurtër, por shumë përmbledhëse e redaktorit të saj, dr. Qemal Murati, me titull Fjalor me vlera, ku ai spikat vlerat dhe rëndësinë që ka ky fjalor për pasurimin e literaturës albanologjike edhe me një botim të ri.

Lënda e këtij fjalori, e përfshirë në 404 faqe teksti, përbëhet prej afro 1700 njësish. Fjala është, sikundër theksuam edhe më sipër, për “terma, nocione dhe kuptime linguistike më rëndësore në fushë të studimit të gjuhësisë: të fonetikës, morfologjisë, leksikologjisë, sintaksës, sociolingiustikës, etnolinguistikës, gjuhësisë së përgjithshme, semiologjisë etj.”, që i kemi ndeshur edhe deritashti në fjalorët e tjerë të gjuhëve të ndryshme, “si dhe mjaft terma të rinj të krijuar dhe të vënë në qarkullim në gjuhësi kohët e fundit, të cilët nuk figurojnë në manuale linguistike fjalorësh” – shpjegon në pasthënien e tij autori i fjalorit, z. Ragip Kçiku.

Lënda e fjalorit është renditur alfabetikisht dhe, jo rrallë, zërat janë trajtuar e shtjelluar gjerë, me mëtime e shtjellime të hapëta, plot përqasje, krahasime dhe, sa herë e sheh të mundshme, jep edhe ndonjë shpjegim plotësues. Njohja e mirë e literaturës teorike edhe në gjuhët e huaja, i ka shërbyer autorit për të ndërmarrë shqyrtime të hapëta e për t’i arsyetuar në mënyrë të mbështetur zërat e shënuar. Kështu bie fjala, për shpjegimin e huazimit (fjalë e huaj), që e ka edhe FGjSSh, 1980), autori shënon edhe termat: a) huazime (fjalë të huazuara e që gjuha i mban rezidente); b) forestierizma (fjalë të ardhura nga jashtë, të gjuhëve të huaja, këto kohët e fundit); c) barbarizma (fjalë të gjuhëve të huaja, jo rezidente, jo të ngulitura), ose edhe disa terma të tjerë të farkuar rishtazi, por që nuk janë të ngulitur, si: ardhurizma, ksenizma etj., duke përmendur sinonimet e këtij termi edhe në kroatishte (strane riječi, tuđice, posuđenice, usvojenice; ose në maqedonishte: zaemki, strancizmi) etj. (Fjalori, faqe 102-103).

Një dorë termash, nocionesh e konceptesh linguistike, të sjella në këtë fjalor, të cilat janë formuar sipas një paradigme të caktuar, të kujtojnë një përkufizim emblematik të Profesor Eqrem Çabejt: “një njësi leksikore paraqet një njësi kulturore”, e kjo do të thotë edhe një njësi gjuhësore dhe historike. Një përkufizim shumë saktësues. Në korpusin e këtij vëllimi ka shumë njësi leksikore, të cilat kanë për bazë referenciale gjuhën shqipe dhe dialektet e saj në faza të ndryshme të zhvillimit të kësaj gjuhe (si: protoshqipja, ilirishtja, shqipja standarde etj.); terma dhe koncepte që lidhen me emrin dhe botën studimore të kësaj gjuhe (albanistikë, albanologji, albanizëm etj.); nocione e togfjalësha si shprehje të kontakteve shekullore të shqipes me gjuhët e këtyre tërthoreve të vjetra, madje edhe të zhdukura ose edhe të tanishme (si: pellazgjishtja, trakishtja, greqishtja e vjetër, sllavishtja e vjetër, maqedonishtja, bullgarishtja, serbishtja etj., etj.) (Fjalori, f. 367)

Me një ngulmim sfilitës dhe njëherësh sakrifikues autori ka ndërtuar edhe një mënyrë vetiake të trajtimit të nocioneve përkatëse, duke mbajtur parasysh se hulumtuesi në përgjithësi duhet t`u vërë mendjen si duhet të dhënave të ofruara, për të arritur në përfundime të suksesshme në punën e vet. Këtë parim drejtimdhënës, që e kishte ngritur prej kohësh patriarku i albanologjisë, Prof. Çabej, e ka realizuar në mënyrë të shkëlqyer në këtë fjalor edhe z. Ragip Kçiku, vepër e cila i bën edhe më të pasura shkencat e filologjisë dhe do të shërbejë si “një leksikon i vlefshëm dhe i domosdoshëm jo vetëm për studentët e filologjisë, por dhe për studiues dhe specialistë të tjerë të gjuhësisë” – siç shprehet me të drejtë në parathënien e këtij fjalori, redaktori dr. Qema Murati. Prandaj kjo vepër meriton të zë vendin e saj në vitrinat e çdo studiuesi pa dallim nga fusha me të cilën merret ai.

Me këtë vepër, autori sikur ka hapur serinë e këtyre botimeve, jo vetëm në kërkimet e tij të kësaj fushe, por besojmë edhe të shumë mbledhësve dhe studiuesve të tjerë, të cilët edhe kur kanë botuar korpuse të tilla, nuk i kanë botuar me një model të përshtatshëm praktik për përdorim e si ky. Andaj, me plot gojën mund të themi se vepra e z. Ragip Kçiku është një shembull i mirë, po të merrej edhe nga ana metodologjike e teknike e hartimit, të cilin mund ta ndjekin edhe hulumtues e studiues të tjerë të fushës së leksikografisë.

Nga e gjithë kjo që u tha më lart, shprehim bindjen se “Fjalor i termave dhe i nocioneve linguistikepërbën një punë të vyer, të kujdesshme dhe me rëndësi për leksikografinë shqiptare dhe atë të përgjithshme. Ajo dëshmon për ecurinë rritëse e pjekurinë e plotë shkencore të autorit, po edhe një tregues të gëzueshëm të kaheve të reja, gjithmonë e më të epërme që po marrin studimet shkencore në Kosovë po edhe në mërgatë, ku tani e sa vjet jeton e punon z. Ragip Kçiku.

Në fund të kësaj fjale, nuk na mbetet gjë tjetër pos autorit të fjalorit t’i urojmë me gjithë zemër botimin edhe të veprave të tjera si dhe shëndet e vullnet për punë kësodore.

Një vështrim i shkurtër rreth librave „STINË PA DIEJ“dhe „KY DHE KA ZOT“ (Monodramë) të autorit Lebit Murtishi

Nga: Zekë Krasniqi

Në fillim unë dua t´ju përshëndes të gjithëve dhe t`jua uroj „28 Nëntorin ditën e Flamu- rit“ Unë dua t`ju përgëzoj Ju Bashkimin e Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër për punën dhe sukseset e juaja që nga themelimi e deri më sot. Njëkohsisht ju uroj punë të mba- rë edhe në të ardhmen . Unë ju pergëzoj Ju edhe për vendimin që keni marrë në promovimin e dy librave të autorit Lebit Murtishi „STINË PA DIEJ“ dhe „ KY DHE KA ZOT“ (Monodramë).

Ju me ketë rast përveqse po i bëni një respekt autorit ,në të njëjtën kohë përmes kë-tyre dy librave po bëni edhe promovimin e vlerave më të shtrejta të popullit tonë me të cilat autori ësht i lidhur shpirtnisht . Lebiti e përgëzoj për punën e tij të palodhur që ka bërë deri më tani në tër krijimtarin e tij dhe që po bën edhe më tutje .

Sikurse në librat e botuara më parë ashtu edhe në këto dy të fundit « STINË PA DIEJ » dhe „ KY DHE KA ZOT“, autori është bërë mur i gjallë në mbrojtjen e vlerave më të shtrenjëta të atdheut , nëpër shekuj e së fundi të Ushtrisë çlirimtare të kosovës dhe i luftrave që u zhvilluan për rreth në trojet shqiptare .

Kur them autori është bërë një mur i gjallë në mbrojtjen e vlerave më të shtrenjë- ta të lirisë, të gjithë jemi dëshmitarë se nbi këto vlera të liris, si paraluftës si gjat luftës ashtu edhe mbas luftës e gjerë më sot u investua e po investohet shumë nga qarqe të caktuara që punojn vazhdimisht në dëm të kombit ton për ta etiketuar me lloj lloj njollash vetëm e vetëm për të na e ndalur rrrugë n e lirisë. Këtyre qarqeve të caktuara, autori ua tregon vendin e vet kur thot :

« Se këto plehra do të kalben në plehra dhe se rrugë n e lirisë askush nuk do të mund të na e ndalë » Lumi e ka rrugën e vetë …

Në librin me poezi „STINË PA DIEJ“ autori komunikon me shumicën e poezive të tijë me dëshmorët e kombit si Fahri Fazliun e Afrim Zhitin, Ukshiun Hotin,Agim Ramadanin etj.

„Mbin nga dheu nëpër Tufan

e ndezen qiellin dy Kapedan“

Kushtuar Fahri Fazliut dhe Afrim Zhitisë.

Ose te poezija „ATO BJESHKË JAN TONAT“

kushtuar dëshmorit Agim Ramadanit

Se ç`kishe të flasësh me bjeshkët

Si bjeshka me bjeshkën e rëndë

Dhe fole me gjuhën e bjeshkës

Me bjeshkët që bjeshkë të bënë

Kurse në Monodramën „ KY DHE KA ZOT“ i kushtohet sakrificës të kombit ton nëpër Shekuj, për liri dhe pamvarësi, në faqen më të lavdishme të kombit tonë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, Legjendar i Lirisë.

Librin në çdo faqe të tij është shumë domethënës dhe na bën shumë krenar që kemi fatin që jemi shqiptar , si dhe na obligon që kurrë mos ta harrojm amanetin e dëshmorëve që ranë per këtë Dhe.

Autori shton më tutje …

« Emër të rënd ka ky Dhe , dhe vetëm ata që ran për të, ATA që u bënë nji me atë , e din peshën e tijë vetëm Ata …

Ata e dijnë e dijnë por nuk falsin , vetëm kur e don nevoja gjëmojnë sa malet tunden ». Amanetin, amanetin thonë çoni në vend se Ky dhe ka Zot e se Jam Shqiperija që nuk kam Mort !

Për fund autorit i uroj shëndet dhe suksese të metutjeshme në veprimtarin e tij .

Edhe njëher ju uroj të gjithëve „Festen e Flamurit“ me dëshirë që « 28 Nëntori » i vitit të ardhshëm të na gjej me korëzimin e plotë të Amanetit të Dëshmorëve, Bashkimin e Trojeve Shqiptare.



SHPËRNDAJE