Katër viktima të reja nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Alsat mëson se gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë katër pacientë me koronavirus.

Ky është bilanci më i madh brenda 24 orëve i numrit të të vdekurve nga Covid-19 në vendin tonë.Me viktimat e fundit në vendin tonë, numri i rasteve me Covid-19 që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 38, raportojnë mediat maqedonase.

SHPËRNDAJE