Intervistë ekskluzive me Bilall Maliqin, kryetar i Klubit Letrar “Feniks” Preshevë

   BILALL MALIQI, nga karadaku i Preshevës (Lezbali) shkrimtar, autor i katërmbëdhjetë veprave letrare, autor i sërë publikimeve, vështrimeve letrare, eseve dhe shkrimeve të tjera gazetareske, nuk është i vetmi  krijues nga Kosova Lindore që shpirtërisht punon për kulturë, është mishëruar me krijime poetike dhe mundohet me mish e shpirt ta ngrisë në nivel më të lartë kulturën në vendin ku jeton dhe vepron. Dëshira jonë ishte e kamotshme ta zhvillojmë këtë bisedë. Zoti Maliqi me kënaqësi iu përgjigj ftesës sonë për intervistë…                           

Bilall MALIQI, autor i 14 veprave letrare

Preshevë, 11 qershor /AIK-Presheva Jonë

Presheva Jonë: Fiilimisht z.Maliqi, meqenëse nuk jeni emër I panjohur ne”letrat shqipe madje edhe jashte kufijve te Kosovës Lindore, mund te na thoni që kur merreni me shkrijimtari dhe cka ju motiovon të shkruani ?

Billall MALIQI: Me shkrime kam filluar të merrem herët që si nxënës i shkollës fillore, saktësisht që nga klasa e gjashtë e fillores. Të shkruaj poezi jam frymëzuar duke lexuar libra të ndryshëm me poezi të poetëve shqiptarë nga të gjitha trojet dhe periudhat, duke filluar nga poetët e Rilindjes kombëtare ku disa prej tyre i kishim edhe lekturë të obligueshme shkollore, pastaj edhe poetë e shkrimtarë të tjerë nga Kosova si: Ali Podrimja, Rrahman Dedaj, Ibrahim Kadriu e shumë poetë e shkrimtarë të tjerë të gjeografisë shqiptare.

Të më drejtoj në rrugën e krijimeve poetike dhe të më inspiroj të shkruaj është shkrimtari i njohur preshevar njëherit profesori im Mexhid Mehmeti, i cili herë pas herë m’i korrigjonte shkrimet e mia dhe më jipte ide se si mund të bëhet një poezi më e bukur dhe më e arrirë artistikisht.


Presheva Jonë: Jeni autorë i disa vaprave, kryesisht me poezi. Cili është libri juaj i parë dhe çfarë tematike shtjellon ajo në vete?

Billall MALIQI:  Jam autor i katërmbëdhjetë librave të zhanreve të ndryshme letrare, ku dominon poezia, si ato për fëmijë, pastaj ato patriotke apo kushtuar vendlidjes si dhe  tregime për të rritur, tregime për veg, libër publicistik dhe me kritikë letrare. Libri i parë titullohet “Rrugëtimi” , botuar në vitin 2004. Ishte një përpjekje e imja fillestare të dal me një libër e cila në vete ngërthen poezi motivesh të larmishme duke filluar me poezi nga jeta e përditshme, ato patriotike, pastajk poezi përkushtimore, natriosht uke mos harruar as ato për dashuri. Ta them të drejtën ky libër ishte vetëm një fillim i një sfide për të ecur përpara me vlerë të shkrimeve të mia, sepse krijuesi duhet të ec përpara shkallë- shkallë me vlerë të shkrimeve të tija. Pastaj pasuan edhe libra të tjerë poetik dhe në prozë. Deri më tani për botimet e mia kanë shkruar kritikë të shumtë, mendime pozitive duke më vlerësuar veprat me plote vlera letrare dhe artistike. Vlerësime të tilla ka apsur edhe nga veterani dhe  kritikë të dëshmuar të  letrave shqipe si Ali D. Jasiqi, Prof. Dr. Faik Shkodra, Mr. Nazmi Beqiri, kritiku Nexhat Rexha, Sinan Sadiku, Jonuz Fetahaj e shumë kritikë dhe poetë të njohur. Unë mendoj që poeti duhet të gjurmoj motive, poezia duhet të ketë art ,figuracion poetik si dhe ta ketë mesazhin e fortë për lexuesit, sepse poezia është mbretëreshë e artit. Unë do të lidhesha me një mendim të shkrimtarit dhe eseistit të madh frëng Alen Bosket ku thotë se “Shpirti i një populli pasqyrohet me poezinë e tij më mirë se në çdo formë tjetër të artit”.

Presheva Jonë: Keni shkruar në mes tjerash edhe një libër me përmbajtje fetare, cili ka qenë mesazhi juaj me atë libër?

Billall MALIQI: Po në vitin 2006 botova librin e parë me poezi fetare që në terminologjinë fetare quhen “Ilahi”, botues ishte Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë. Duke e ditur që tani nëpër shkollat tona është futur në plan-program edhe mësimi fetar, duke e ditur se librat janë të përkthyera nga gjuha boshnjake dhe arabe, dihet se poezia nuk mund të përkthehet bukvalisht por me përshtatje dhe se poezitë fetare për këndim duhet ta kenë rimën dhe muzikalitetin dhe se rima e kufizon edhe poetin por edhe përkthyesin, duke qenë të bindur se poezitë e përkthyera nuk e kam origjinalitetin dhe efektshmërinë kuptmore te nxënësit, atëherë më lindi idea që të shkaruaj një libër moralizues dhe fetar me poezi të titulluar “I lutemi Zotit”. Ky libër llogaritet i pari te ne por edhe në Kosovë e gjetiu. Kujtoj se me një farë mënyre ia kam arritur që sado pak të kenë nxënësit tanë një libër të botuar në gjuhën shqipe dhe me autor shqiptar dhe mendoj që ky libër duhet të futet në lekturë të domosdoshme për lëndën e mësim besimit islam.

Presheva Jonë: Në përgjithësi, a mendoni se në Preshevë po zhvillohet letërsia, është fjala tek të rinjët?

Billall MALIQI: Në Preshevë me riaktivizimin e Klubit Letrar “Feniks” në vitin 2005 e tutje letërsia ka mar hov me botime të librave të zhanreve të ndryshme letrare. Ky inspirim dhe frymëzim u fitua tek të rinjtë me organizimin e orëve letrare të Klubit Letrar “Feniks” nëpër shkolla fillore dhe të mesme jo vetëm në Preshevë por edhe në komunën e Bujanocit dhe më gjërë. Mendoj se në të ardhmen do të ketë edhe më shumë të rinj që merren me krijimtari letrare.

Presheva Jonë: Jeni udhëheqës i K.L Feniks, si po shkojnë punët atje, mbahen orë letrare, cilat janë rezultatet e ekzistencës së këtij Klubi?

Billall MALIQI: Po jam kryetar i Klubit Letrar “Feniks” për P
reshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në planprogram kemi disa aktivitete t’i realizojmë si: dhjetë orë letrare brenda një viti shkollor, përurime të librave të botuara, shënim të ndonjë date me rëndësi jetike për kombin tonë etj. Klubi shoqërohet me rezultate të kënaqshme dhe mund të themi lirisht se është Klubi më i sukseshëm në rajon. Por Klubin Letrar “Feniks” e shoqërojnë edhe disa sfida si: mungesa e një zyre për t’i zhvilluar aktivitetet tona me plan dhe program dhe mungesa e mjeteve materiale të cilat nuk janë të bollshme sa e kërkon nevoja për të qenë edhe më të suksesshëm nëpër Manifestime të shumta që duhet zhvilluar.
 

Presheva Jonë: Keni paralajmëruar se jeni në përgatitje të dajles nga shtypi të një libri,si do të titullohet dhe cka më saktësishtë do të përmbaj, prozë, tregime apo ndoshta mendon ta provoni veten edhe në roman?

Billall MALIQI: Në muajin mars të këtij viti nxora nga shtypi librin me vështrime kritike të titulluar “Hullive artistike” dhe revistën letrare “Qëndresa” themelues dhe kryeredaktor jam unë. Tani në përgatitje për botim i kam edhe tri libra me poezi mikste një me poezi të dashurisë e cila sipas të gjitha gjasave do të përkthehet në italisht, një me motiv patriotik dhe një me mbresa të udhëtimeve të mia të shkruara me poezi, një përmbledhje me tregim dhe kam filluar të shkruaj edhe një roman. Mendoj kah fundi i vitit ta botoj edhe librin me tregime të përkthyer në gjuhën frenge “Shtëpia afër pyllit” (La maison prês de la foret). Të shohim edhe mungesa e mjeteve materiale na i stopon botimin e librave. Shpresojmë se do të vijnë ditë më të mira.

Presheva Jonë: Diçka për të shtuar për fund?

Billall MALIQI: Për në fund do të ju faleminderoja juve për këtë intervistë dhe do t’i porosis të gjithë ata që fillojnë të merren me shkrime, të lexojnë sa më shumë sepse me lexim mund të arrihet gjithëçka .Klubi Letrar “Feniks” ka edhe Edicionin e Botimeve, andaj ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij karvani kulturor e letrar…

 

Bilall MALIQI:    DY POEZI

 

LISI PLAK

Sa thellë rrënjë lëshuar ke
Sa pashë stuhi munduar të kishin

Me sa gjuhë pushtuesish kuvendove
Lisi moçëm në degët tua korba s’durove

Lisi plak në Karadak çerdhe trimash
Halldupët i le jashtë tëndes ombrellë

Tëndin trung shekulli ta mbështjell
Me të ndryshme stuhi e lavdi

Lisi + plisi madhështi…

Halldup-i, tradhëtar vendas

NË GURINË

Guri thepisur në gurinë
Mbi gurinë gurë(i)murtë


Majë gurishte peshon
Gurëshkruari i gurtë


Po në këtë trekëndësh
Tre gurë një fis


Të moçëm gurëzim
Në kokë kanë plis… 

SHPËRNDAJE