trianeeerr

Besimtarët e besimit islam nesër e festojnë festën e Kurban Bajramit, festa e dytë më e madhe myslimane menjëherë pas Fitër Bajramit.. Mbi 7 milionë shiptare ne ballkan sikur 1.5 miliard myslimanë në mbarë botën neser festojnë Kurban Bajramin, i cili tek ne njihet ndryshe edhe si Bajrami i Vogël, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Kurban Bajrami është njëra nga  dy festat më të mëdha islame. Për nder të kësaj feste theren kurbane, ndërsa besimtarët e kryejnë njërin nga pesë kushtet e fesë islame, shkuarjen në Haxh.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, uroi gjithë qytetarët, duke thënë se kjo festë shfaq mëshirën e Allahut për besimtarët, e cila determinon vlerat më fisnike dhe më madhore për secilin individ. Ne emri tim persOnal dhe te  BIK nga Prishtina uroj nga zemra Kurban Bajramin shqiptareve ne Kosovë deri nË Preshevë te cilet e konsiderojne veten si shqiptare te Kosovës. Preshevaret këte dite duhet ta shfrytzojne kete dite edhe si nje rast te mire per unitet, duke i shtrire doren e pajtimit njeri tjetrit, ka thëne kryeimami kosovar.

“Ndihmoni të varfëritë dhe jetimët për Kurban Bajram.. Vlerat e mirëfillta të Kurban Bajramit manifestohen përmes sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit e humanitetit, duke bartur me vete porosinë e mirëqenies dhe paqes mbarë njerëzore,..” ka thëne Ternava.

 

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhidi ka dhënë një mesazh urimi duke thënë se kjo është festë madhështore të cilën besimtari e stolisë me përkushtim, sakrificë e flijim.

BIK me mesazh për Bajram: Të jemi më mëshirues e tolerant

 

Në një deklaratë për media Mexhidi, është shprehur se festa e Bajramit sjellë mënyrën më të mirë për mësimet hyjnore, barazinë, unitetin e solidaritetin.

Ai është shprehur se Kuban Bajrami reflekton adhurimin ndaj krijuesit ndërsa ka për qëllim arritjen e devotshmërisë.

Mexhidi: Festa e Bajramit ka për qëllim arritjen e devotshmërisë

“Festa e Kurban Bajramit, përveç që reflekton adhurimin e Krijuesit fuqiplotë në vete ka edhe simbolikën e flijimit, që tek ne vjen nga koha e Ibrahimit a.s., e që për mision ka vlerat e kamotshme të humanitetit, solidaritetit, bamirësisë, e mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë, sepse edhe flijimi i kurbanit që e bëjmë me këtë rast nuk ka për qëllim vetëm derdhjen e gjakut, por mbi të gjitha  arritjen e devotshmërisë”, tha ai.

Ai bëri thirrje që qytetarët të jenë më mëshirues e bujarë, dhe të ndihmojnë njerëzit në nevojë sa më shumë.

Mexhidi: Të ndihmojmë skamnorët, jetimët dhe gjithë ata që kanë nevojë

“Në këtë ditë feste e gëzimi, thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më human e solidarë, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri-tjetrin, skamnorët, jetimët dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Njerëzimi duhet të kultivojë vlera më të mira për një shoqëri më të shëndoshë, për një unitet e vëllazëri më të mirëfilltë”, tha ai.

Mexhidi bashkëngjiti lutjet e tij për falje e mëshirë për me miliona haxhinj që kanë shkuar në Haxh, duke uruar që t’iu pranohet haxhi dhe lutjet( ibadetet).

Mesazhi i BIK-ut për festën e Kurban-Bajramit (Drejtpërdrejt)

Zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkisë Islamë të Kosovës, Reshat ef. Mexhdi sot jep mesazh urimi me rastin festës së Kurban-Bajramit.

Konferenca mbahet në selinë e BIK-ut një ditë para festës së Kurban-Bajramit.

SHPËRNDAJE