Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka zhvilluar një takim me banorët e rrugës “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, në kuadër të vizitave të rregullta në terren.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi i projekteve që janë aktualisht në proces, si dhe identifikimi i prioriteteve të reja për zonën. Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët për të ndërtuar një mjedis më të mirë dhe më funksional për komunitetin lokal.
“Dialogu i hapur me qytetarët mbetet një ndër përparësitë tona kryesore,” ka deklaruar ai, duke theksuar se takime të tilla do të vazhdojnë edhe në lagje të tjera të komunës.
“Fushë Kosova PËRTEJ!” — është mesazhi me të cilin Osmani po përcjell angazhimin e tij për zhvillimin lokal.







