Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka ndarë një mesazh entuziast pas një takimi me të rinjtë e komunës.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani u shpreh i frymëzuar nga energjia dhe përkushtimi i rinisë, duke e cilësuar mbrëmjen si “fantastike”.

“Çfarë mbrëmje fantastike me rininë tonë!
Vetëm 3 ditë para zgjedhjeve, energjia dhe besimi i tyre në ndryshim më japin forcë për çdo hap që po bëjmë bashkë. E ardhmja është rinia — dhe rinia është me ne!”
, shkroi ai.

SHPËRNDAJE