Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vazhduar takimet me qytetarë dhe biznese lokale, në kuadër të prezantimit të programit qeverisës.

Ai tha se fushata e tij po zhvillohet “derë më derë, nga një biznes te tjetri e nga një lagje në tjetrën”, me synimin për të dëgjuar nga afër nevojat dhe idetë e banorëve të komunës.

Osmani njoftoi se gjatë ditës ka vizituar disa biznese të suksesshme që operojnë në fusha të ndryshme, nga shërbimet tregtare deri te metalpërpunimi dhe prodhimi i ngjyrave, të cilat punësojnë banorë të komunës dhe eksportojnë produktet e tyre jashtë vendit.

“Krenarë për punën, vizionin dhe kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik lokal!”, ka theksuar Osmani në postimin e tij në rrjete sociale.

SHPËRNDAJE