INTERVISTA: Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës apelon përmes AIK « Presheva Jonë » tek autoritetet zvicerane si një vend demokratik ku funksion shteti juridik dhe neutraliteti, që të mos biej në grackë të mashtirmeve të gjykakatave serbe të cilët përmes disa procese të montuara me motive politike po ndjek të rinjt tanë, siq është shembulli i fundit me rastin e arrestimit të Shemsi Nuhiut në vevey të Zvicrës
INTERVISTË ME BESIM ABDYLIN, KRYETAR I KUVENDIT KOMUNAL TË PRESHEVËS
Bisedoi: Kushtrim MALIQI
Presheve,24 prill / AIK-Presheva Jonë
« Pluralizmi politik në Luginën tonë si duket është i vjetruar dhe dy apo tre liderët duhet të largohen nga skena politike dhe t’i a lëshojnë radhën të rinjve tanë plotë energji të cilët posedojnë potencial dhe vizione të reja progresive për të shpëtuar trevat tona nga politika diskriminuese dhe kaosi ekonomiko –social» thotë fillimisht për Agjencinë Informative Kombëtare “Presheva Jonë” Besim Abdyli, kreytar i Kuvendit Komunal të Preshevës.
DALJA E RILINDJES DEMOKRATIKE, TREGON SE DICKA NË PRESHEVË NUK PO FUNKSIONON MIRË
Presheva Jonë: z. Abduli, fillimisht mund të tregoni për shkaqet e daljes tuaj nga ish-subjekti apo largimi nga BDL ?
Besim Abduli: Do të thoja se shkaku kryesorë ishte vendimi i kryetarit të partisë për daljen nga koalicioni i pushtetit lokal,megjithëse ne i kishim shpehur kundërshtimet tona dhe argumentet se nuk duhet të dalur nga ky koalicion.E dim të gjithë se në fillim vet kryetari ka qenë ai i cili është deklraruar se nuk do të prishet kurr ky koalicion me iniciativë tonën dhe se do të shkojmë deri në fund të mandatit bashkë me të mirat dhe të këqijat të cilat do ti bartë me vete ai koalicion. Ne ish-këshillëtarët e BDL,tani të RD kemi qenë të vendosur që të mos prishet kuvendi,pasi që i kemi pasur parasyshë rrethanat politike në të cilat jemi ndodhur,bisedimet Prishtinë-Beograd dhe probleme të tjera të cilat janë shumë të rëndësishme për momentin në të cilin ndodhemi. Arsyetimet e kryetarit tonë kanë qenë shumë të dobta,nëse ato arsyetime do të ishin parimore për cdo koalicion atëher ju siguroj se asnjë koalicion nuk mund të ketë jetë më të gjatë se 24 orë.
Presheva Jonë: Mirë, subjekti i ri të cilin e keni emëruar Rilindja Demokratike, mendoni se do të keni përkrahjen e qytetarëve, kur dihet se në ket Luginëne tone të vogël kemi edhe gjashtë parti tjera ?
Besim Abduli: Neve aktualishtë jemi në fazën e formimint apo konstituimit të subjektit tonë,në daljen me një kuvend të rregullt me një këshill drejtues,me liderin tonë. Ne po mendojmë që në një periudhë 3-4 mujore diku kah vjeshta e këtij viti nëse nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme të dalim në “treg” si subject politik për qytetarët e Preshevës,kur them në treg flas për atë se cili do të jetë niveli i demokracisë tonë të cilën do t’ia ofrojmë qytetarëve,si synim i jonë është përpjekja e dhënjes një shancë për qytatarët e Preshevës,kemi përshtypjen se në Preshevë pluralizmi politik është plakur dhe i konsumuar,se në këtë vend duhet të vijnë kuadro të reja të vijë një erë e re e cila si synim duhet të ketë ndryshimin e këtij realiteti i cili fatëkeqësisht është shumë i hidhur. Dmth me daljen tonë në si përfaqe si Rilindje demokratike, dëshmon se dicka në Preshevë nuk po funksion mirë. Pluralizmi politik në një shoqeëri nuk është vetëm pasurimi i një medisi me parti të reja, por edhe pasurimi i shoqërisë me politikaj dhe prsonalitete të reja, që do t’i hapnin rrugën mjedisit për perspektiva të reja. Në këtë rast edhe pluralizmi politikë në Luginën tonë si duket është i vjetruar dhe ka nevojë për korrigjime, Mendoj se dy apo tre liderë nga radhët tona duhet të largohen nga skena politike dhe t’ia lëshojne vendin të rinjve plotë enrgji dhe vizione të reja progresive për të shpëtuar trevat tona nga politika diskriminuese dhe kaosi ekonomiko –social që ka kapluar viteve të fundit.
KËRKOJMË NGA ZVICRA MOSEKSTRADIMIN E SHEMSI NUHIUT NË SERBI, SEPSE RREZIKOHET JETA E TIJ
Presheva Jonë: Kryetar, të ndërrojmë temë,dalim pak tek situata dhe problemet në Luginën e Preshevës ku ditëmë parë përfqësuesit e Kosovës Lindore në Beograd akuzuan qeverinË s Erbe për diskriminim të popullatës shqiptara, duke filluar në arsimimi, në mosnjohjen e diplomave, në papunësi, si dhe forma tjera të presionit si burgosjet dhe arrestimet, përfshirë edhe Shemsi Nuhiun. Ju cfare mund të na thoni përballë kësaj politike antishiptare, deri kur ?
Besim Abduli: Arrestimi i Shemsi Nuhiut është një proces i montuar me motive politike e regjimit serbë që kësaj radhe ka involvuar edhe autoritetet zvicerane. Më datë 18 Prill të ketij viti, pra javën që e lam pasë kam thirrur të gjithë kryetarët e grupeve të këshillëtarëve të Kuvendit Komunal me të cilët kemi rënë në ujdi që të ftojmë një seancë të jashtëzakonshkme e cila do të ishte në të mirë të Shemsi Nuhiut,nga seancë kjo e cila do të dilnim me një kërkesë të përbashkët me të cilën do ti drejtoheshim ambasadës Zvicerane në Beograd për ndërprerjen e procdurës së ekstradimit të Nuhiut,pasi që ai është qytetarë i Kosovës pasi që posedon nënshtetësi të Kosovës.
Presheva Jonë: Në atë seancë për të cilën po flisnim u propozua për një seancë të tre kuvendeve ku me sa duket u mbështetë nga shumica e këshillëtarëve,u tha se më së largu do të mbahet brenda 48 orëve,pse nuk u mbajt ?
Besim Abduli: Në lidhje me mbledhjen e tre kuvendeve,që nga konstituimi i tij për herët të parë në vitin 2006,ata janë mbledhur disa herë,dhe personalishtë kam përshtypjen se këto tre kuvende zakonishtë mblidhen kur pikërishtë partitë e mëdha kanë interesa personale efektin më të madhë ky kuvend e ka pasur me aprovimin e platformës së janarit të vitit 2006,dhe që nga atëher janë mbledhur edhe disa herë të tjera dhe them se këto kuvende nuk mblidhen për të marrë vendime më të ashpra në raport me komplet mekanizmat e regjimit politik. Në rastin konkret është hedhur ideja e mbledhjes së tre kuvendeve,them se nuk ka ndonjë rregullore të posatshme e cila parasheh mënyrën e thirrjes së tre kuvendeve,personalishtë i kam njoftuar kolegun tim në Bujanoc dhe kryetarin e komunës në Bujanoc për kërkesën të cilën e kanë këshillëtarët e Preshevës dhe tani mbetet për tu parë se sa ka hapsirë,do të thoja se së pari do të duhet të mblidhjej kryesia e tre kuvendeve,ti bëhej një analizë kërkesës. Unë dua të kujtoj se séanca e tre kuvende nuk është thirrur as në arrestimin e 26 dhjetorit 2008,por ai është thirrur vetëm me rastin e shqiptimit të dënimit 101 vjet burgim,dhe them se kjo seancë është thirrur me vështirësi të mëdha,është dashur 1 javë e tërë telefonata pa fund,është mbajtur kjo senacë,shpresoj që edhe kjo seancë to
të thirret por me një reagim më të qartë dhe më të ashpër rrethë këtyre arrestimeve dhe shqiptimit të dënimit.
Presheva Jonë: Të flasim pak për qështjen e bisedimeve Prishtinë-Beograd lidhuir me të cilën temë edhe kryesuesja e delegcionit kosovare ka pritur ne Prishtine perfaqesesit nga Lugina e Preshevës. Qarkullojnë dy zëra,ai që thotë se duhet që kërkesat tona t’i realizojmë në parimin sipas formulë së reciprocitetit mes statsuit te pakices serbe ne Kosove dhe shqiptareve ettnik ne Luginen e Preshvës ?
Besim Abduli: Në lidhje me bisedimet Prishtinë-Beograd të cilat tani vetëm se kanë filluar,them se duke pasur parasyshë faktin se në këto bisedime ne nuk e kemi përfaqësuesin tonë varianti i reciprocitetit do të ishte ai më seriozi të cilin shumica e subjekteve e përkrahin dhe e kërkojnë nga ndërkombëtarët. Shpresa jonë e vetme që ky reciprocitet të arrihet do të jetë në Kosovën e cila do të duhet të ushtroj presion kur në këto bisedime të flitet për qështje më të nxehta siq është veriu,ne shpresojmë se në këtë rast politika shqipëtare posaqërishtë ajo kosovare të jetë e matur në këto momente. Unë personalishtë qëndroj prapa idesë kundër ndarjes së veriut,ndarja do të ishte një mekanizëm i përsosur për gjenerimin e krizave,tensioneve në rajon dhe them se faktori ndërkombëtarë nuk do të lejoj të ndërrmiret një hap i tillë.
Presheva Jonë: Në rast të ndonjë surprizimi të këtyre bisedimeve,a mendoni se faktori politikë shqipëtarë do të mund të mblidhej rrethë një zëri unik,me kërkesa të qarta për vete?
Besim Abduli: Do të thoja se ne jo vetëm si politikanë por edhe si qytetarë duhet të jemi të përgatitur për një situatë të tillë e cila nëse do të ndodhë mbetet për tu parë,e nëse do të ndodhë padyshim vendimet do të mirren në organin më të lartë në këtë rast të tre kuvendeve Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë për të marrë qëndrime unike për t’iu përgjigjur qfardo situate parballë të së cilës do të vihemi.
Presheva Jonë: Kryetarë,materniteti është ky problemi i cili është politizuar aq shumë sikur duket se Beogradit po i konvneon te merret me kettë teme meqë shiptarëve t’ ju humb kohen ne vend që të merret me ceshtje shume më serioze, ne avancimin e proceseve ..Munnd të na thoni cka në të vërtetë po zihet këtu,cka po ndodhë me maternitetin?
Besim Abduli: Problemi i maternitetit vërtet po politizohet shumë kohëve të fundit,ministri Markovic në tetor të vitit të kaluar ka dhezur dritën e gjelbërt për të filluar punimet për këtë projekt shumë të përfolur. Nuk mund të kërkojmë objekt të ri për maternitet pasi që nëse e bëjmë një gjë të tillë kjo për Beogradin do të thotë se ne e refuzojmë ta kemi maternitetin,po bëhen përpjekje që në kuadër të shëpisë së shëndetit me anë të disa plotësimeve shtesë të hapsirave të fillohen puna për këtë institucion. Një komision e ka vlerësuar se me anë të këtyre ndërhyrjeve do të cilat do të ndërmiren,shtëpia e shëndetit do ti plotësojë kushtet për maternitet. Sa i përket kuadrove them se ne i kemi dy gjinekolog,njëri i specializuar dhe tjetri në specializim e sipër,megjithëatë deri sa ta plotësojmë plotësishtë kuadrin tonë,mendoj se mund të kemi kontrata 2-3 vjecare me mjek jo tanët dhe në momentin që të formohen kuadrot tona,atëherë ata do të vijnë nëpër detyra.