Në një bisedë për “Presheva Jonë” pronari i universitetit prestigjioz “Univerzum” në Kosovë, z. Suat Berisha, ndër të tjera ka folur jo vetëm për institucionin arsimorë të cilin e drejton tash e gati dy dekada, por edhe për zgjidhjen përfundimtarë të qështjes mes Kosovës e Serbisë, ku sipas tij pozicioni aktual i Kosovës nuk është më i miri i mundshëm dhe se duhet të përmirësohet, ndërkohë që si zgjidhje më të mirë të këti kontesti e sheh korrigjimi e kufirit, shkëmbimin e territorëve apo sido që e quani, pasi që sipas z. Berisha, kjo është mundësia e vetme që përfundimisht e largon Serbinë nga Kosova por edhe i bashkon shqiptarët e Kosovës Lindore me Republikën e Kosovës, për të cilën kanë dhënë mjaftë gjatë historisë.

Prishtinë, 11 Janar

“Presheva Jonë” Jeni drejtuesit e një ndër universiteteve më kredibile që sot ka Republika e Kosovës. Në parim, kur përmendenn universitetet private, qytetarët e kanë një mendimjo fort të mirë, por Universumi është një emër që gëzon rrespekt. Si e keni arritur ta ndërtoni këtë emër kredibil sot?
Berisha: Faleminderit për pyetjen. është e vërtet se universiteti jonë që nga themelimi ka pasur një qasje më të vecantë nga institucionet tjera. Përkundër asaj që të tjerët kanë pretenduar, që vetëm të krijojnë masë, “Universumi” më tepër është drejtuar që të krijojë vlera apo cilësi të institucionit dhe në atë drejtim kemi ndërtuar fillimisht, që nga themelimi aty tek 2003, kemi ndërtuar mekanizma të cilat vërtetë kanë quar me ngritje të vazhdueshme të cilësisë përbrenda “Universumit”.
Kemi krijuar mekanizma rreth vlerësimit të brendshëm të institucionit, por edhe rrethë vlerësimit të studentëve, ku kemi pasi asi metoda që është parandaluar mundësia e subjketivitetit tek mësimdhënësit, në kuptimin që t’i fryejnë notat pa meritë, apo me pas qëllim vetëm me i kalu studentët. Kemi ardhë në përfundim që vlerësimi jo-real nuk i konvenon askujt, as neve si institucion, as profesorëve e as studentëve.
Ne patëm krijuar me fillim edhe sistemin e vlerësimit të mësimdhënësve nga ana e studentëve, në kuptimin që përmes anketave anonime nga studentët, kemi mundësuar që ata vetë ti vlerësojnë pedagogët, ku përfundimisht kemi nxjerrë mesatarë për secilin pedagog, bashkë edhe me vlerësime tjera nga ana jonë dhe ata që e kanë kaluar pra atë mesatare, kanë vazhduar me neve edhe për vitin e rradhës akademik.
Kjo pastaj pat ra poshtë si ide, pasi që filluan të krijojnë raprote nxënësit me profesorët, profesorët jepnin nota më të mira, e studentët vlerësime më të mira, pastaj kemi aplikuar vlerësime të tjera të sofistikuara që kanë rezultuar me shkollë kredibile, profesor kredibil por edhe kuadro kredibile si përfundim.

 

“Presheva Jonë” Sa jeni të kënaqur pas kaq shumë vitesh kur ktheheni prapa me studentët tuaj që sot janë në tregun e punës, sa e kanë gjetur veten dhe sa jeni ju të kënaqur?
Berisha: Unë thash, në kuadër të këtij vlerësimi të përgjithshëm, për cdo semestër kemi përcjellur edhe progresin e studentëve, gjatë por edhe pas studimeve. Pas studimeve kemi përcjellë sidomos integrimin apo kyqjen në tregun e punës, andaj në kuadër të data bazave tash mbi 15 vjecare që i kemi, kemi pasu vazhdimisht një rritje të përqindjes se zhvillimit në karrierë të studentëve tanë. Indeksi ka filluar prej dikur si 60% të cilët e kanë gjetur vehten, ndërkohë që sot ajo përqindje është afër 85%, të cilët kanë dalë nga universiteti ynë e që sot janë në mardhënie pune.
Nga ana tjetër kemi shumë studentë të cilët edhe pa përfunduar studimet kanë gjetur angazhim në tregun e punës. Një pjesë e tyre përmes angazhimit intership,e një tjetër në bazë të bashkëpunimeve të universitetit me kompani të ndryshme, meqë jemi institucioni i parë që kemi aplikuar sistemin e mësimit dual, cka i bie kjo? Kjo i bie që studentët edhe gjatë studimeve kanë pasur mundësi të kyqen në ndonjë kompani ku kanë përfituar përvoja të reja, por edhe dyer të hapura pas përfundimit të edukimit.

 

“Presheva Jonë” z. Berisha, jo vetëm në edukimin e brezave, por shpesh kolegji juaj ka ofruar mundësi të mbajtjes së ligjeratave të figurave të ndryshme politike, si vendore ashtu edhe të huaja. Pas parasysh këtë, me siguri se keni një mendim politik. Me këtë rast, a mund të na jepni një vlerësim të përgjithshëm mbi politikën aktuale në vend?
Berisha: Realish apo aktualisht e shoh metëvërtet një situatë mjaftë e ndërlikuar, është një pozicioniom i disfavorshëm i Kosovës sidomos me bashkësinë ndërkombëtare, konkretisht me SHBA-të dhe në raport edhe me Serbinë. Pak a shumë qasja e kohëve të fundit ka pru në një situatë që prej një pozicioni favorizuës, mbështetës të Kosovës e cila ka ardhur nga bashkësia ndërkombëtare, për shkak të interesave të ndryshme prioritare sidomos të SHBA-ve, ky fokus është bartë së fundi tek Serbia si favorit, pra Serbia është më e favorizuar. Kjo e gjitha është si rrjedhojë e qasjes tonë jo konstruktive e bashkëpunuese me SHBA-të dhe kjo mund të na sjellë edhe vështirësi shumë më të mëdha.
Janë disa deklarata skandaloze të disa deputetëve apo qeveritarëve në lidhje me mbështetjen dhe kooperimin për të cilin kemi nevojë me SHBA-të dhe ndërkombëtarët, të cilët nuk kanë ide për politikë reale. Nuk isha fut në avantuara me i cilësu si veprime qëllim këqinja, nuk guxoj të them ashtu, por qasja e fundit, sidomos e fundit e një pjese të shumicës në pushtet me të vërtetë është jo konstruktive, nuk ofron perspektivë për vendin, përkundrazi nuk e pozicionon favorshëm sidomos në negociata me Serbinë.
Kosovës i ka ndodhë mrekullia, liria dhe pavarësia, sigurisht me sakrificën e gjakun e herojve e martirëve shekullorë, por, mrekullia i ka ndodhë me rastin e përputhjes së interesit strategjik të SHBA-ve me të drejtën tonë të natyrshme e të kahmotshme, përndryshe, sikur gjërat të rrjedhnin ndryshe, do të ishim plotësisht në pozicion tjetër, e dijmë mirë se sikur përfaqësuesi serb të ishte kooperues me SHBA-të, atëherë në Kosovë do të kishim krejt tjetër situatë, këtë cka e ka arritur sot Kosova nuk do të kishte mundur ta arrijë kurrë.

 

“Presheva Jonë” Si e keni parë z. Berisha qështjen e korrigjimit të kufirit. Në fillim nxiti një shpresë të madhe për qytetarët e Kosovës Lindore se përfundimisht do të zgjidhej qështja e tyre, pas parasyshë se qytetarët e asaj ane kanë qenë pjesë e secilit proces. Si e keni parë ju këtë zgjidhje të mundshme?
Berisha: Unë së pari ju kisha bërë me dije se nuk i përkas asnjë formacioni politik, nuk kam angazhim politik, por sigurisht se kam mendim politik për procese të ndryshme. është e pabesueshme ndoshta, por prej 2003 apo 2004, duke e parë që edhe më tutje qështja e serbëve në Kosovë apo Serbi mund të destabilizojnë vendin, qysh atëherë pata ndërtuar mendimin tim se ndoshta zgjidhja më e mirë do të ishte sikur të ndodhte shkëmbimii territoreve, në kuptimin e ndarjes së territoreve ku janë shumicë serbe të shkojnë me Serbi, e territoret ku shumicë janë shqiptarë, ti bashkangjitjen Kosovës.
Kjo një e drejtë e natyrshme për të dya palët, e në interes për stabilizimin e të dya shteteve, ndoshta kjo kam mendu se mund të jetë për në një zgjidhje më e qëndrueshme e afatgjatë, por atëherë as që ka qenë e mundur të diskutohet, pasi që është konsideruar se ne kemi integritetin territorial, sovranitetin, kufinjët nuk lëvizin etj, por me të drejtën ndërkombëtare, nëse palët miren vesh, kjo mund të ndodhte.
Më vonë ka rrjedhë deklarimi i ish-kryetarit të Gjilanit, z. Lutfi Haziri e disa eksponentëve tjerë politik për mundësin e shkëmbimit të territorëve, ka qenë edhe akademik Rexhep Qosja, por nuk ka qenë aq fuqishëm prezent në oponion kjo ide, thënë më shkurt, kjo ide e imja ka mbetur heshtur në sirtarë.
Kur u inicua haptas pastaj ky projekt, veq a kam parë se erdhi momenti që vërtetë kjo ndoshta mund të jetë zgjidhja ideale për një qëndrueshmëri apo zgjidhje të qëndrueshme.
Zgjidhje më e mirë për Kosovën mund të cilësohet pasi që përmes shkëmbimit të territorëve përfundimisht ndahen “dhent e dhitë” mes Kosovës e Serbisë, Serbia nuk do të ishte më faktor politik për ta destabilizuar situatën në Kosovës.
Shkëmbimi eventual i territorëve krijon mundësinë më të lehtë të bashkimit kombëtarë, nëse normal ekziston vullneti i andej e këndej kufirit sepse prap, nuk ka më ndikim të Serbisë.
Shkëmbimi eventual i territoreve, po e përsëris, ndarja e “dhentë e dhive”, plani Ahtisari do të binte poshtë më, nuk do të kishte vende të rezervuara, 2/3-tat nuk do të ekzistonin më, e cila na ka mbajtur peng, por e kemi pranuar në kohë si cmim për pavarësinë.
Do të relativizohej edhe qështja e asociacionit, e cila nuk është një zgjidhje kurrfare për Kosovën, nuk na konvenon aspak, e që nuk do të kishim pra “bombë të kurdisur” brenda territorit tonë gjithandej, në Gracanicë, Partesh, Shtërpc e gjithandej në territore të vendit ku nuk janë në veri.
Por, cka unë do ta vlerësoja si shumë të rëndësishme, me anë të shkëmbimit të territoreve, ndër gjitha këto që i përmenda do të ishte edhe zgjidhja njëherë e mire e qështjes së Kosovës Lindore, e shqiptarëve tanë atje, të cilët dorën në zemër janë në gjendje të rëndë të zbrazjes së vazhdueshme nga shqiptarët të cilët në mungesë të perspektivës, po e lëshojnë atë vend.

 

“Presheva Jonë” A shihni rrezik që Veriu të shkojë e Kosova të mos marrë asgjë në raport me Serbinë?
Berisha: Po, sigurisht se ka rrezik me këtë qasje që është duke shkuar. Ka qenë një zgjidhje krejt e mundshme ku do të realizohej proporcionalisht metër për metër. Trepca do të mbetej, potenciali kryesorë do të mbetej me Kosovë. Ujmani do të mbetej me Kosovë me anë të një statusi special, gjithashtu edhe korridori 10 dhe hekurudha do të kishin një status special. Pak a shumë do të zgjidhej problemi edhe për serbët edhe për shqiptarët.

SHPËRNDAJE