Kryeministri Berisha, në kuadër të vizitës së tij në Azerbajxhan, ku mori pjesë në Forumin e Crans Montana-s për Azerbajxhanin, ka patur një takim me presidentin e vendit, Ilham Aliyev.
Nga ana e tij Berisha shprehu kënaqësinë për këtë takim dhe zhvillimet pozitive në marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa theksoi nevojën e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve, në të gjitha fushat.
Në këtë kontekst Berisha u shpreh se investimet azere janë mirëpritura , ndërsa nënvizoi si sektorë me interes për këto investime, energjetikën, turizmin etj.
Nga ana e tij, Aliyev shprehu kënaqësinë për zhvillimet në marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështeti fuqimisht zhvillimin e mëtejshëm të tyre.
Presidenti gjithashtu, shprehu interesin për të eksploruar fushat me interes për investimet e Azerbajxhanit në Shqipëri dhe shprehu gatishmërinë për të dërguar një mision të posaçëm për këtë qëllim.
Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet në lidhje me gazsjellësin TransAdriatik, ku të dyja palët mbështetën zhvillimin e këtij projekti si një projekt me interes jo vetëm reciprok, por edhe ndërkombëtar.

Kryeministri e ftoi presidentin Aliyev të vizitojë Shqipërinë, ftesë që u prit me kënaqësi nga Presidenti Aliyev.

SHPËRNDAJE