Dark Mode Light Mode

Shefja e ATSH-së Krasniqi ne Beograd: Media rol jetik në shembjen e paragjykimeve

TIRANË, 10 korrik /ATSH- I. Vata/ – Media mund të luajë rol jetik në shembjen e pengesave që na ndajnë dhe shkallmimin e paragjykimeve mes serbve dhe shqiptarëve,  pohoi sot, drejtoresha e ATSH-së ndërsa mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të zhvilluar në Beograd me temë “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?”.

Konferenca e organizuar nga agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) ka në fokus të diskutimeve marrëdhëniet mes dy kombeve, rrethanat historike, politike dhe ndërkombëtare që gjenerojnë këto marrëdhënie sot, si rrugëtimi i dy vendeve drejt BE-së.

Në fjalën e saj, drejtoresha e ATSH-së, Armela Krasniqi u shpreh se është gjithmonë kënaqësi të vizitosh Beogradin, qytet me rrugë të kalldrëmta, bulevarde të gjerë që ndërpriten nga madhështia e Danubit, që mban në vetvete aromën e një rajoni, që për shekuj ka prodhuar më tepër histori sesa mundet.

Advertisement

Duke vlerësuar pozicionin gjografik në rajon të kryeqytetit të Serbisë, Krasniqi tha se “Beogradi, një metropol në udhëkryq të shumë qytetërimeve ndër shekuj, mund të jetë vendi ideal për të diskutuar lidhur me mënyrën se si e parashikojmë të ardhmen tonë të përbashkët.

Duke folur për të ardhmen e dy vendeve Serbisë dhe Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe Procesin e Berlinit si urë e re komunikimi, drejtoresha e ATSH-së, Armela Krasniqi iu referua temës së kësaj konference “serbët dhe shqiptarët, në çfarë drejtimi?”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × 3 =

Previous Post

Beograd, nis Konferenca e ATSH dhe Tanjug, mbi marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Flet Ivica Dacic

Next Post

Serbët dhe shqiptaret në Beograd "nuk ishin armiq" në një sallë (14 me 26m) kurse jasht saj vriten, diskriminohen e fyhen "šiptari"

Advertisement