Në adresë të Këshillit për të Drejtat e Njeriut për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dje ka arritur përgjigja nga  Bashkimi Evropian ku këshilli patë reaguar për mos njohjen e Diplomave të Kosovë nga Serbia në protestën e mbajtur në   dhjetor të vitit të kaluar në Preshevë ku në këtë reagim ishin nënshkruar rreth   ku në këtë reagim ishin nënshkruar rreth 50 organizata të ndryshme nga Serbia. Rreth përmbajtjes së kësaj përgjigje flet për Agjencioninë tonë “Presheva Jonë” përfaqësuesi i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc Ragmi Mustafa. 

Shkruan: Valon BEGZADI  

Bujanoc, 4 shkurt / AIK-Presheva Jonë

Sipas Mustafës në përmbajtje të përgjigjes të kthyer nga Drejtoria për Zgjerimin e Komisionit Evropian, përkatësisht përfaqësueses të baroneshës Katherin Eshton dhe nga përfaqësuesit i komisionarit Shtefan Fyles ku në këtë letër ata kanë konfirmuar marrjen e reagimin dhe janë shprehur se janë duke e monitoruar nga afër procesin në Luginë të Preshevës e gjithashtu edhe problemin e shkollimit të lart për Pakicat në Republikën e Serbisë dhe të gjitha dokumentet relevantë ndërkombëtare për Arsim.

 BE interesohet për rehablitimin e diplomave e studentëve të Luginës së Preshevës

Mustafa – “Ata theksojnë se ky problem do të ngrihet dhe do të diskutohet me repyblikën e Serbisë në kuadër të stabilizim – asocimimit. Ata theksojnë edhe nevojën mes dialogut, mes Prishtinës dhe Beogradit që janë në gadishëmëri të ndihmojnë edhe në çështjen e diplomave të cilën e kana ngrit edhe në protesta që ta ngrysin edhe në këtë standard që të zgjidhet ky problem mes këtyre dy vendeve”. Gjithashtu në përmbajtje të letrës sipas z.Mustafa ata vejnë theksin edhe të ngritja e institucioneve të larta në Luginën e Preshevës duke vënë theksin se janë dukë monitoruar ngritjen e këtyre institucioneve përkatësisht të disa fakulteteve në Preshevë apo Bujanoc e cila është paralajmëruar nga Republika e Serbisë.

Gazetari ynë Valon Begzadi dhe Ragmi Mustafa – Përfaqësues i KDNJ

 Mustafa – “Ata kanë dërguar task forcat të cilat janë duke bërë planet dhe strategjitë për hapat e më tejmë, sa i përket arsimit të lartë, fakultativ në gjuhën amtare të shqiptarëve në Preshevë dhe Bujanoc dhe ata besojnë që deri në tetor të vitit 2011, kjo çështje do të zgjidhet”. Në vazhdim të kësaj letre thuhet se këtë letër                                                                   Gazetari ynë Valon Begzadi dhe Ragmi Mustafa – Përfaqësues i KDNJ

ia kanë  dërguar edhe Vincent Degert përfaqësues I lart I bashkimit Evropian në Beograd. Ndërkaq përfaqësuesi i Këshillit për të Drejtat e Njeriut Ragmi Mustafa duke qenë mirënjohës ndaj kësaj përgjigje ai faleminderon të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës që më 10 Dhjetor 2010 me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dolën të gjithë qytetarët në protestë kundër mosnjohjes së diplomave të Kosovë nga ana e Serbisë.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegj edhe më tej do të jetë aktiv duke ngritur zërin për të gjitha problemet në Luginë dhe për të gjitha ato pikat për të vilat janë neurologjike për shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilat janë të domosdoshme për të vazhduar një jetë normale.

Mustafa: “Bashkimi Evropian si rastin e parë është duke e monitoruar çështjen e të drejtave të njeriut në Preshevë dhe është duke e vërë theksin se cilat janë ato çështjet më të mëdhaja dhe pjesa e dytë që ka gatishmëri që të intervenoi përmes kanaleve të veta në mënyrë që këto çështje të vihen në tavolinë dhe më pas edhe të zgjidhen”.
Përfaqësuesi i KDNJ-së Ragmi Mustafa këtë përgjigje e konsideron si n
jë “fitore” të madhe e gjithë qytetarëve të Luginës së Preshevës. Ai kërkon që të gjitha standardet Evropiane që kanë vendosur bashkimi evropian ndaj Serbisë kërkojmë që të respektohen të gjitha përpjekjet e gjithë shqiptarëve në këtë drejtim në mënyrë që të kemi suksese në zgjidhjen e problemeve tona.
MË POSHTË MUND TA LEXONI PËRGJIEN E KTHYËR NGA PËRFAQËSUESIT E BASHKIMIT EVROPIAN NË ADRESË TË KRYETARIT TË KDNJPBM-së Z.BELGZIM KAMBERIT

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHPËRNDAJE