Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me anë të një postimi të tijin ka njoftuar se po vazhdohet me solidaritet për tu dal në ndihmë qytetarēve në nevojë, e në këtë nismë po bashkohen çdo ditë e më shumë njerëz të vullnetit të mirë.

Ja postimi i plotë i z. Jashari

Sot fushatës për t`i ndihmuar familjet në nevojë iu bashkua edhe Sh.M nga Qendra Tregtare “Interex”.

Donatori në fjalë, fillimisht kishte paralajmëruar se do të dhuronte 100 pako ushqimore por meqë jemi në prag të muajit të shënjtë të Ramazanit, ai për familjet nevojtare të Komunës së Skenderajt, dhuroi 250 pako ushqimore, higjienike e po ashtu edhe 250 thasë miell 25kg.

Në emër të komunës dhe qytetarëve të Skenderajt falënderoi donatorin për përkrahjen dhënë në këtë situatë emergjente.

Kujtojmë që të gjitha ndihmat po shpërndahen përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendrës për Punë Sociale, me qëllim të mos krijimit të turmave.

Bashkë do t’ia dalim!

SHPËRNDAJE