Ish kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka folur për situatën në Veri.

Ai tha se veprimet e fundit të Policisë së Kosovën duhet të shihen si “zbatim i detyrave të përcaktuara nga kushtetuta jonë e të njohura me konventa ndërkombëtare”.

“Veprimet e fundit të shtetit tonë, policisë së shtetit nuk duhet të shikohen e gjykohen ndryshe pos si zbatim i detyrave të përcaktuara nga kushtetuta jonë e të njohura edhe me konventa nderkombëtare. Shtrirja e sovranitetit shtetëror në çdo cep të territorit është obligim që duhet realizuar medoemos”, ka shkruar ai.

Jashari tha se Kosovën nuk “mund ta kërcënojë dhe as cenojë askush nga Serbia”.

“Shtetin tonë nuk mund të kërcenojë dhe as cenojë askush nga Serbia, ne jemi të gatshëm si shtet por edhe si shoqëri që t’i dalim zot vendit tonë, në jetësim të amanetit të heronjve, dëshmorëve e martirëve të lirisë”, ka shkruar ai.

 

 

 

SHPËRNDAJE