(AIK-Presheva Jone)

Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit e Republikës së Kosovës ku ishin të pranishëm 93 deputet, filloi ora 15:04,dhe kryetari i kuvendit z.Jakup Krasniqi e hapi senacën duke caktuar komisionin i cili menjëher i filloi punimet.ndërkohë që deputetëve i dha 10 minuta pushim kohë.

Komisioni konstatoi se kandidati i nominuar për predident z.Behxhet Pacolli i plotëson kushtet për president të Republikës së Kosovës.

Fjalën e mori Ismet Beqiri i cili tha se g.p i LKD nuk do të marrin pjesë në votim pasi që sipas LDK këto zgjedhje nuk kanë qenë demoktratike dhe legjitime. Ai tha se PDK ka bërë manipulime të mëdha gjatë këtzre zgjedhjeve,kjo marrëveshje e cila është bë është bërë mbi bazat e ambicieve personale. Z.Beqiri propozoi për zgjedhje të parakohëshme vitin e ardhshme.

Visa Ymeri i „Vetëvendosjes“ tha se Bexhhet Pacolli është i papërshtatshëm politikishtë dhe personalishtë pasi që ai ka qenë prezent kur janë marrë vendimet për ndërrimin e simboleve kombëtare,ai nuk është parimor dhe i shikon vetëm interesat personale,ai ka qenë në shërbim të Hashim Thaqit gjatë gjithë kohës,ai e ndihmonte Thaqin e ai e shpërblente atë me tendera,ai ja mundësoi Thaqit zgjedhje të jashtëakonshme. Pas gjithë këtyre Thaqi ja kthen Pacollit borgjin,njëri e përdor politikën për tu bërë i pasur dhe tjetri pasurin për tu bërë politikan. Ndoshta duhet të presim se cka po ndodh,por nga e kaluara i njohim rrethanat që na presin. Këta do të vazhdojnë të na privatizojnë. Pacolli ka deklaruar personalishtë se syt i ka ka serbia dhe shpinën ka shqipnia,ai ka treguar një vullnet të pashoq që të negocioj me serbin,Pacolli suksesin e tij më të madhë e ka arritur me Rusinë. Pacolli është biznesmen dhe në të gjithqka është biznes dhe Pazar,ai e ka blerë këtë post,për atë posti i presidentit është një investim i rëndësishëm nga pret mjaftë lavërdi.. Të gjitha këto pazarllëqe në fund si fatura do ti vijnë nëpër shtëpit e qytetarëve të cilëve po ju sulmohet rëndë demokracia.

Ardian Gjini „AAK“,ne nuk do të votojmë as nuk do të jemi prezent,kjo për shumë arsy. Nuk mendojme se është në interest ë vendit që kjo të ndodhë,dhe ne nuk dëshirojmë të jemi dëshmitarë të kësaj ngjarje.

Sllobodan Petrivic tha se ne kemi një arsyr që jemi këtu,dhe jo vetëm për nacionalitetin tonë por për gjithë qytetarët. I rrespektojmë të gjithë edhe ata të cilët janë pro dhe kundër zgjedhjes së presidentit. Në do të marrim pjesë në zgjedhjen e institucioneve dhe 12 ulëset tona do të japin kontributin e vetë në zgjedhjen apo jo të presidentit.

Agim Kulet tha se përcaktohet shkalla e vetëdijës tonë qytetarë,neve tani na mbetet që ta dëshmojmë sot këtë. Ky kandidat(Pacolli) kurr nuk do të përfaqësonte popullin,është një person I pazarllëqeve,ky kandidat kurr nuk do ti përfaqësoj orientimet e vendit tonë,net ë gjithë së bashku refuzojmë që të shtrembërohen orientimet tona politike. Udhëheqësit e vendit do të shkojnë dhe ata që do të mbesin janë qytetarët,ju lutem të merrni një vendim që të mos pendoheni asnjëher.

Pas mbajtjeve të fjalimeve shumë deputet e lëshuan sallën “AAK”,”LDK” dhe “VETVENDOSJA”.

Krasniqi shpjegoi rregullat e zgjedhjes së presidentit,zgjedhja e të cilit bëhet me vota të fshehta dhe duhet të ketë 2/3 e votive.

Ibrahim Makolli e mori fjalën dhe tha se nuk është dashur që të jepet hapsirë për debate për zgjedhjen e presidentit pasi që një gjë të tillë nuk e parashehn kushtetuta.

Në sallë të pranishëm ishin 67 deputetë

Në ora 16:00 votën e parë të raundit të parë e hodhi Adem Vërboci,ku përfunduan me 54 pro,11 kundër dhe 2 apstenime.

Raundi I dytë u mbyll me 58 pë 7 kundër dhe 2 kanë apstenuar,vazhdon me raundin e tretë…

Pacolli me 62 PRO,4 KUNDËR dhe 1 E PA-VLEFSHME

 

Behxhet PACOLLI-Kryetar i Republikës së KOSOVËS


 

Betohem se tërë fuqin time do tia kushtoj ruajtjes së pavarësis së Kosovës,me ndërgjegje dhe përgjegjësi do ti kryej të gjitha përgjegjësit e mia…Betohem para jushë.

18:30

Të nderuar qytetarë të Kosovës,familja Haradinaj,Rugova,Jashari e kor diplomatik, të nderuar deputet,ju më zgjodhët mua që të qoj në fund amanetin e dr.Ibrahim RUGOVËS. Jam i emocionuar për marrjen dhe besimin e kësaj përgjegjësiapor i mobilizuar shumë fort,jam një pjesëtar i një familjeje tipike shqipëtare. Unë ka pasur rrëyime në jetë por cdo herë jam ngritur më i fortë,pas të gjitha sukseseve u ktheva në Kosovë pasi që e kuptova se këtu marrë frymë më lehtë.

I falemderoj miqët tanë ndërkombëtare,SHKA,Europën dhe të gjithë ata të cilët na mundësuan që të jemi këtu sot ku jemi dhe që na mundësojnë të ecim përpara.

Asnjëher nuk iu kam dorëzuar sfidave dhe përgjegjësive,për atë besoj se do të kemi sukese. Sot unë kam zgjedhur pajtimin dhe angazhimin kundër konfliktit,të punoj në rrugën e domosdoshme të Kosovës unë tani kam sfidë përpara dhe ju garantoj se do të përfaqësoj interesat e gjithë qytetarëve të Kosovës,jam tërësishtë i dedikuar ti shërbej vendit timë,do të punoj për të sotmen dhe të ardhmen e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Do të punoj për të shejtën,integritetin tonë teritorial. Do të promovoj iden për Kosovë të lirë dhe të zhvilluar,për plotësimin e kushtetutës së Kosovës në mënyrë që në të ardhmen presidenti të zgjidhet nga vota e qytetatir. Kosova ka qenë dhe është vend I cili I rrespekton të gjithë fqinjët e saj,e falamderoj Republikën e Kosovës për ndihmën ndaj Kosovës,ndihmën e Maqedonis e Malit të Zi.

Kosovarët e meritojnë të jetojnë në një vend me të ardhme,ne do të punojmë për rinin e cila e meriton një të ardhme,meriton më tepër energji. Ne do të korrim sukses dhe këtë ju garantoj se do ta bëjmë me profesionalizëm dhe me nder.

Ju falemderojmë,zoti e bekoftë Kosovën dhe gjithë popujt në botë..!

 

SHPËRNDAJE