largea_behrami-ne-mes-11407169680Futbollisti nga Kosova, Valon Behrami, ditë më parë kaloi në ekipin e mirënjohur gjerman, Hamburg, por nuk do ta bartë numrin 85 si herëve të kaluar por tash do ta vesh fanellën me numër 21. Në çdo klub që ka luajtur deri më tani, futbollisti shqiptar ka bartur fanellën me numër 85. Ai është prezantuar zyrtarisht si blerje e re nga drejtuesit e klubit gjerman. Në fakt, ajo që binte në sy në këtë prezantim ishte fakti se ai do të bartë një fanellë me numër tjetër nga ajo që jemi mësuar ta shohim nëpër klube të ndryshme ku ka luajtur. Nuk do të jetë numri 85-të por 21! Behrami shpreson të ketë një ecuri të shkëlqyeshme me klubin e ri dhe të janë sa më lart në Bundesligë.

SHPËRNDAJE