Një nënë e re ka gjetur një mënyrë shumë të mirë për të përgatitur kapuçinon: i ka mësuar vajzës së saj të vogël të përdorë ekspresin.

Video që zgjat rreth 1 minutë është postuar në Youtube dhe po bën xhiron e botës. Klipi tregon fëmijën të ulur pranë ekspresit duke përgatitur kapuçinon me lehtësi të jashtëzakonshme dhe sigurisht nën vëzhgimin e prindit.

Pasi bën gjithçka gati, vogëlushja shtyp butonin dhe përplas duart e kënaqur për misionin e kryer me sukses.

SHPËRNDAJE