Bruksel, 27 prill  -Hashim Thaçi dje deklaratat e BE-së i ka qujtur të “gërditshme dhe bajate”. Lidhur me këto deklartata kane reaguar sot zyrtaret e BE-së, te cilet i kane quajtur si “retorikës e ulët dhe deklarata inflamatore dhe nënçmuese te cilat nuk nuk janë as të mirëseardhura as të vlerësuara sepse retorika e Thacit ndaj vedneve fqinje as nderkombëtareve nuk ndihmojnë Kosovës, në rend të parë atij vetë..” , njofton agjencia  e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar nje  deklarate te znj.Maja Kocijanic.

 

Retorika e Thacit ndaj nderkombëatreve nuk ndihmojnë Kosovës, në rend të parë atij  

Sipa ssaj “Kabineti i HRVP Mogherini dhe i Komisioneri Hahn thanë shumë herë më parë, deklarata të cilat mund të interpretohen si ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe ekspozojnë rajonin në rreziqet e retorikës së ulët. Po kështu, deklaratat inflamatore dhe nënçmuese nuk janë as të mirëseardhura as të vlerësuara”

“Bashkimi Evropian pret që të gjithë në rajon të vazhdojnë të ndërtojnë marrëdhënie konstruktive dhe bashkëpunuese dhe të intensifikojnë punën në programet përkatëse të reformave për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian. Siç kemi thënë më parë: BE-ja vazhdimisht ka mbështetur parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Këshilli Evropian përsëriti mbështetjen e tij për perspektivën e qartë evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë natyrisht atë të Kosovës.”  thuhet ne fllim te reagimit të BE ndja deklaratave te Hashim Thacit ne adrese te BE-së i cili i quajti si te””gërditshme dhe bajate”

Sipas zyrtarve nga Brukseli, BE do të vazhdojë të punojë me të gjithë partnerët në rajon në mënyrë bilaterale në rrugën e tyre evropiane dhe drejt bashkëpunimit dhe bashkëpunimit rajonal më të afërt dhe më efektiv.

SHPËRNDAJE