Një zëdhënëse e Komisionit Europian i tha Deutsche Welles, se procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit në sistemin e certifikatave digjitale COVID të BE është në vazhdim, e së shpejti do të ketë aty vende të tjera.

Certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID është në funksionim brenda BE nga 1 korriku. Vendet anëtare të Bashkimit Europian e njohin këtë certifikatë dhe qytetarët e pajisur me të mund të udhëtojnë të lirë. Por vendet e Ballkanit kanë qenë të përjashtuara deri më tani. Para dy ditësh BE futi në sistemin e saj edhe certifikatat digjitale të lëshuara nga Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Ukraina. Anasjelltas këto vende do të njohin certifikatat digjitale të vendeve të BE.

Kosova ka pasur një specifikë, sepse ka dhënë për qytetarët e saj vetëm vaksinat e njohura nga BE. Shqipëria, e cila ka përdorur si vaksinën kineze, por edhe ato të njohura nga BE si BioNTech apo AstraZeneca nuk është ende pjesë e sistemit të certifikatës digjitale COVID të BE. Por kjo pritet të ndryshojë së shpejti.

SHPËRNDAJE