Ka përfunduar takimi në mes Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian (BE), Federika Mogherinit dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Faqja zyrtare e Bashkimi Evropian kanë njoftuar se në takim është dakorduar që të intensifikojnë punët në javët e ardhshme.

“Përfaqësuesja e Lartë dhe Presidentët patën një diskutim intensiv dhe produktiv mbi kuadrin e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve. Ata ranë dakord të intensifikojnë punën në javët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e BE.

Pas këtij takimi Thaçi në një prononcim për media ka thënë se ky takim ka qenë mjaftë i vështirë pasi që kemi diskutuar për probleme të cilat janë shekullore.

“Realisht ka qenë më i vështirë sesa që po flas dhe më i rëndë por të gjithë duhet kuptuar që këto janë probleme një shekulli të grumbulluara prandaj unë nuk jam naiv të mendoj se do të gjejmë zgjidhje magjike të menjëhershme për të ardhmen”, u shpreh Thaçi para gazetarëve

SHPËRNDAJE