Skenderaj, 29 Janar – Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), prof. Bashkim Mustafa, së bashku me kolegët e tij, Sala Jashari dhe Përparim Gruda, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Skenderajt, ku është diskutuar për vizionin e PDK-së dhe për rolin kyç të të rinjve në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin.
Në një postim në rrjetet sociale, Mustafa ka theksuar rëndësinë e energjisë dhe ideve kreative që të rinjtë sjellin në fushatë, duke u shprehur se ato shërbejnë si motiv shtesë për rrugëtimin drejt fitores së PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.
“Së bashku me dy kandidatët për deputet, Sala Jashari dhe Përparim Gruda, zhvilluam një takim me të rinjtë e Skenderajit, të cilët me energjinë e tyre pozitive dhe me idetë kreative, na japin motiv shtesë në rrugën drejt fitores sonë”, ka shkruar Mustafa.
Takimi është pritur me interes të madh nga të rinjtë e Skenderajt, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për kandidatët e PDK-së dhe për vizionin e tyre për një Kosovë më të zhvilluar.
Fushata e PDK-së po vazhdon me një qasje dinamike, duke u fokusuar në angazhimin e drejtpërdrejtë me qytetarët dhe sidomos me të rinjtë, të cilët konsiderohen si forca kryesore e ndryshimit dhe zhvillimit të vendit.
#PDK131 #BashkimMustafa94