Shtyhet mbledhja e KQZ, Ristani: PS-ja kërkon të prishë procesin

(I plotësuar)-

Lulëzim Basha ka marrë 81 vota më shumë sesa Edi Rama dhe ai do të jetë kryebashkiaku i ri i Tiranës.

(I plotësuar)-KQZ shpalli fitues Lulëzim bashën fitues të garës për bashkinë e Tiranës. Mbledhja e KQZ-së është në përfundim e sipër dhe pas numërimit të kutive të votimit me votat e kontestuara Lulëzim Basha ka marrë rreth 80 vota më shumë sesa Edi Rama dhe ai do të jetë kryebashkiaku i ri i Tiranës.

Pas numërimit të të gjitha kutive të votimit në 11 KZAZ-të e Tiranë Lulëzim Basha mori 81 vota më shumë se Edi Rama

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë për në orën 17:00 mbledhjen e radhës ku pritet të shpallet edhe kandidati fitues për bashkinë e Tiranës.

Mbledhja e nisur pas disa shtyrjesh është përfshirë nga debate mes përfaqësuesve të majtë dhe të djathtë për miratimin e materialit të hartuar për tabelat e rezultateve të 11 qendrave përkatëse.

 

Përfaqesuesit e PS-së në KQZ kanë kërkuar kohë për shqyrtimin e materialit ndërkohë që përfaqësuesit e PD-së kanë deklaruar se materiali është tashmë i njohur prej të gjithëve, pasi gjithçka është diskuatuar dhe vendosur gjatë ditëve të numërimit të fletëve të konstatuara.

 

Në fjalën e tij kreu i KQZ-së Arben Ristani deklaroi se përfaqësuesit e PS-së kanë për qëllim të prishin procesin.

 

“Ju keni tjetër qëllim tjetër jo vetëm për të shqyrtuar aktin por doni të prishni procesin, ta shtyni pafundimisht dhe të degradoni procesin” theksoi Ristani.

* * * * * * *

Berisha: Basha fitues, pas 11 vitesh Tirana kthehet blu

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar se kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha është fituesi i garës për Tiranën.

Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, e para kjo që zhvillimi i zgjedhjeve të 8 majit, kryeministri Berisha theksoi se pas 11 vitesh Tirana kthehet në blu dhe kjo sipas tij është një arritje historike.

“Sot Lulzim Basha i cili zhvilloi një fushatë, një simfoni të vërtetë është 78 vota para dhe është fitues me rezultatin e tanishëm. Qytetarët votuan Lulzim Bashën më shumë se çdo kandidat tjetër. Fitorja është e ngushtë dhe në datën 14 maj rezultoi se Rama ishte 10 vota para dhe asnjë nuk e mohoi këtë por ne kemi të gjtiha dokumentat që në zonën 8 komisioneri i PS-së ia doli që të mos vendosë vulën në 10 vota, po në këtë zonë kzaz nuk pranoi të përfshijë në tabela 46 vota”, theksoi kryeministri Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha i cilësoi deklaratat e opozitës për revolta popullore si shantazhe të cilat sipas tij janë janë thjesht klithma dëshpërimi i atyre që kanë humbur arsyen.

“Ky rezultat i ngushtë është një sfidë dhe një provë për demokracinë, por u them atyre që kërcënojnë se demokracia e këtij vendi është shumë herë më e fortë se sistemet që i kanë përkuluar ata, dhe se një sistem demokratik nuk mund të mposhtet nga aventurierë”, shtoi kryeministri Berisha.

Më tej kryeministri Berisha ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se është përpjekur të dezinformojë publikun duke sqaruar edhe deklaratat e opozitës se KQZ-ja po funksionon si KZAZ.

 

“Rama bëri gjithçka që të dezinformojë shqiptarët. Në ligjin e ri elektoral i miratuar me konsesus të plotë dhe me kërkesë të PS-së KZAZ për Tiranën është parashikuar KQZ-ja theksoi Berisha duke shtuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë vetëm detyrën e tij ligjore për të numëruar votat e shqiptarëve.

 

Kryeministri Berisha gjithashtu vlerësoi koalicionin duke thënë se pa këtë koalicion nuk do të arriheshin këto rezultate. “Kemi marrë shtatë nga 11 minibashki të Tiranës dhe kjo është një arritje e madhe dhe një besim i qytetarëve për këtë koalicion”, theksoi Berisha.

* * * * * * *

 

KQZ pritet të shpall sot Bashën fitues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të shpallë sot kandidatin fitues për bashkinë e Tiranës.

KQZ ka përfunduar numërimin e fletëve të votimit të vlefshme për kryetar bashkie, të panumëruara për shkak se ishin hedhur nga votuesit në kuti të ndryshme nga ajo për kryetar bashkie.

Për 5 ditë, në një proces që ka nisur që nga dita e mërkurë KQZ, këtë herë në rolin e një KZAZ-je për Bashkinë e Tiranës ka hapur 125 kuti votimi nga disa KZAZ të Tiranës, të cilat kishin raportuar ne proces-verbalet përkatëse se në kutitë për kryetar minibashkie apo për këshilltarë kishin gjetur fletë votimi për kryetar bashkie.

Pas shqyrtimit dhe numërimit të këtyre fletëve të votimit nga KQZ-ja, rezultoi se në 125 kuti u gjetën 171 vota të vlefshme për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, dhe 83 vota për kandidatin e “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama.

Duke pasur parasysh diferencën prej 10 votash që Rama kishte ndaj kandidatit Basha në përfundim të numërimit të votave për kryetar bashkie në Tiranë, rezulton se Lulzim Basha është në avantazh ndaj Edi Ramës me 78 vota.

KREU I VËZHGUESVE TË ODIHR NË KQZ TAKON RISTANIN

Ora 11:20- Kreu misionit të vëzhguesve të ODIHR Jonathan Stonestreet është gjendur sot paradite në ambientet e brendshme të KQZ ku është takuar me kreun e KQZ, Arben Ristani. Takimi i Stonestreet me Ristanin zhvillohet pikerisht disa ore para shpalljes se rezultatit zyrtar per zgjedhjet vendore te 8 majit.

SHTYHET PA AFAT MBLEDHJA E KQZ

Ora 12:30-Mbledhja e sotme e KQZ eshte shtyre per te treten here. KQZ nuk ka caktuar ende nje afat se kur do te nise mbledhja ne te cilen pritet te shpallet nga ana e KQZ dhe rezultati perfundimtar per Bashkine e Tiranes. Shtyrja erdhi menjehere pas takimit qe kreu i misionit te vezhguesve te OSBE-ODIHR kreu ne KQZ me drejtues te ketij Komisioni.

KQZ SHTYN MBLEDHJEN

Ora 12:20. Mbledhja e KQZ caktohet per ne oren 12:30.

STONESTREET NË KQZ: DISKUTOVA PËR RAPORTIN E ODIHR. KUTITË? PALËT TË ZBATOJNË LIGJIN

Ora 12:00- Kreu misionit të vëzhguesve të ODIHR Jonathan Stonestreet është gjendur sot paradite rreth ores 11100 në ambientet e brendshme të KQZ. Kreu i misionit të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR-it Jonathan Stonestreet është takuar sot me kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristanin dhe nënkryetaren e këtij Komisioni, Dëshira Subashi.

Pas takimit, Stonestreet ka bërë një deklaratë të shkurtër për mediat ku ka shpjeguar se me Ristanin dhe Subashin ka biseduar rreth raportit të ODIHR për zgjedhjet. Ai u shpreh se ka marrë nga KQZ informacione të nevojshme për ti shtuar në raportin përfundimtar që do të nxjerrë pas dy muajsh OSBE-ODIHR.

I pyetur për fletët e kontestuara dhe zhvillimet post-zgjedhore në Shqipëri, Stonestreet u shpreh se ai nuk e ka prekur aspak këtë cështje në bisedën e sotme dhe se nuk mund të bëjë interpretime të ligjit përsa u takon këtyre kutive. Në deklaratën për mediat, Stonestreet theksoi se në silindo rast,
palët duhet të zbatojnë ligjin dhe rregullat e lojës.

Takimi i Stonestreet me Ristanin e Subashin zhvillohet pikerisht disa ore para shpalljes se rezultatit zyrtar per zgjedhjet vendore te 8 majit.

PS PROTESTON QETËSISHT. MEKSI: VJEDHJA E VOTËS NDALI PROGRESIN

Ora 11:00-Deputetë dhe mbështetës të shumtë të PS janë mbledhur në sheshin para Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe kane kërkuar që ky institucion të shpallë drejt rezultatin për zgjedhjet vendore. Ermelinda Meksi theksoi se misioni I opozitës është shumë më i madh nga sa duket. Misioni për votën e lrië tha ajo është progress për vendin, por vjedhja e votës së lirë, deklaroi deputetja në fjalën e saj, ka ndalur progresin në vend.

PROTESTA E PS, NMBUSHET SHESHI PARA KQZ

Ora 10:20-Ka nisur grumbullimi i njerezve jashte godines se KQZ per protesten e radhes se opozites. Ashtu sic ishte njoftuar nje dite me pare, rreth ores 10:00 nisen te mberrinin protestuesit e pare, kurse rreth ores 10:30 minuta protestuesit kane mbushur terriotirn para KQZ, ndersa ne numer te madh jane rreshtuar dhe efektive policie. Turma deri tani duket e qete, ndersa policet kane forcuar me kordona hyrjen para KQZ.

KQZ SHTYN MBLEDHJEN PER NE OREN 12:00

Ora 10:00-KQZ shtyn mbledhjen qe kishte parashikuar rreth ores 10:00 te paradites se sotme. Burime nga KQZ bene te ditur per TVNEWS24 se mbledhja do te realizohet ne oren 12:00. Pritet qe ky institucion te shpalle sot rezultatin e zgjedhjeve vendore per Tiranen. Mbledhja do te nise me hartimin e tabeles permbledhese te rezultateve per kutite me vota te kontestuara te njesise bashkiake nr 5 te KZAZ nr 49 ne Tirane, te cilat u numeruar keto ditet e fundit. Pasdite, KQZ do beje tabelen me rezultatet permbledhese per Tiranen.

RISTANI: SOT REZULTATI

Ora 07:00-Rreth orës 22:40 të mbrëmjes së djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha fund procesit të numërimit të votave të kontestuara për Bashkinë e kryeqytetit.

Nga numërimi i 125 kutive në total, rezultuan 171 vota për kandidatin demokrat, Lulzim Basha dhe 83 për rivalin e tij socialist, Edi Rama.

Në një intervistë të dhënë për televizionin NEWS 24, kreu i KQZ-së, Arben Ristani konfirmoi se tashmë këtij institucioni nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shpallë rezultatin përfundimtar për Bashkinë e Tiranës. “Nesër (sot) do të miratojmë në tërësi vendimin pasi ishte miratuar vetëm nen për nen. Më pas do të kalojmë në miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për KZAZ-në nr.49, që i përket njësisë bashkiake nr.5 dhe veprimi i tretë që do të ndërmarrë KQZ-ja do të jetë miratimi i rezultatit përfundimtar, pra miratimin e tabelave për 11 KZAZ-të e Tiranës. Këto nuk janë akte normative por vendime të KQZ. Janë vendime që sipas ligjit kërkojnë shumicën e thjeshtë që është 7 ose 4”, – u shpreh ai. Sa i përket mos aprovimit nga opozita Ristani sqaroi se ajo është e lirë që të ankimojë vendimin e KQZ në institucionet përkatëse. “Nuk është e mundur bllokimi i procesit, pasi ligji i ka miratuar valvulat e sigurisë. I vetmi vendim që do kërkon vendim të caktuar do jetë për rezultatin në gjithë Shqipërinë. Sigurisht që procesi ankimor fillon menjëherë pasi marrim vendimmarrjen tonë, miratimi i tabelës përkatëse kalon në Komision Qendror më pas në Kolegjin Zgjedhor”, – tha kreu i KQZ-së.

“Tashmë nuk bëhet fjalë për rezultate paraprake dhe për ne është përfundimtar duke marrë parasysh faktin e procesi të ankimimit, por vendimin përfundimtar mendojmë se do ta marrim deri nesër në mbrëmje vonë, – theksoi Ristani.

SHPËRNDAJE