bardhnnnZgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Maqedoni pritet të mbahen në prill të këtij viti. Aktualisht më të fuqishme për nga numri i votave, janë katër parti politike, dy shqiptare e dy maqedonase.

Dikur ishte i njohur edhe në skenën politike kosovare, por ka më shumë se një dekadë që i është kthyer skenës politike në Maqedoni. Ky është ish përfaqësuesi politik i UÇK-së, njëherit kryetar i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti, i cili pritet t’i rikthehet skenës politike në shtetin fqinj.

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ai pritet t’i bashkohet ‘Aleancës për Shqiptarët’, koalicionit i cili drejtohet nga liderët, Ziadin Sela e Vesel Memedi.

Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i LR-PDSH-së, Arben Taravari në një emision debatues në ‘Alsat’.
“Me 17 edhe Bashkimi Demokratik Shqiptar nga Bardhyl Mahmuti do bashkohet me LR PDSH-në dhe me këtë “Aleanca për Shqiptarët” bëhet edhe një forcë më e madhe dhe respektabile në skenën politike para zgjedhjeve” ka theksuar Taravari, raporton zhurnal.mk.

Mahmuti u aktivizua në politike të shqiptarëve të Maqedonisë në vitin 2006 duke iu bashkuar partisë së Menduh Thaçit. Për shkak të dallimeve politike, ai braktisi PDSH-në dhe në zgjedhjet e vitit 2008 doli në zgjedhje me partinë e tij, Bashkimi Demokratik Shqiptar, që pas një kohe t’i pushon aktivitetet e veta politike në Maqedoni.

Në vitin 2011 pati një tentim për bashkëveprim me partinë e Rufi Osmanit, por ky bashkëpunim nuk u zyrtarizua.

SHPËRNDAJE