Lyoni shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 në përballje me skuadrën qipriote, APOEL, në ndeshjen e parë të të tetës së finales së Champions League. Barcelona prej fillimit e deri në fund ka qenë bindshëm më e mirë si me lojë po ashtu edhe me rezultat në përballje me skuadrën gjermane, Leverkuseni, në ndeshjen e parë të të tetës së finales së Champions League në futboll. Katalunasit si udhëtues shënuan fitore me rezultat 3:1 dhe kësisoj bën hapin e parë drejt çerekfinales. Qysh në pjesën e parë kampioni ka pasur posedimin e topit pothuajse më shumë se 75 për qind, duke dëshmuar sundimin në fushë.

Kemal Goca


Katër minuta para se të përfundoi pjesa e parë katalunasit udhëheqin me rezultat 0:1 nëpërmjet golit të Sanchezit, që për bukuri shfrytëzoi rastin ideal dhe me gjuajtje për tokë mposhti portierin vendas.


Pjesa e dytë ka filluar mirë për gjermanët, duke barazuar rezultatin me golin e Kadlec pikërisht në minutën e 52-të.


Kjo ishte e tëra, ngase kampioni në stilin e vetë mori administrimin e lojës deri në fund. Në minutën e 55-të i disponuari për lojë Sanchez kaloi sërish në epërsi skuadrën e tij, 1:2. Leverkuseni është munduar me forcat e veta, por kot, për faktin se udhëtuesit ishin shumë më të mirë.


Lionel Messi vulosi rezultatin në 1:3 në minutën e 88-të. Kampioni në fuqi takimin e kthimit e pret me qetësi, ndërsa Leverkuseni ka gjasa më pak se minimale që të bëj diçka më shumë në takimin e kthimit në Camp Nou..


Në ndeshjen tjetër të së martës, të luajtur në stadiumin “Gerland”, Lioni respekton parashikimet duke thyer 1-0 surprizën e APOEL Nikozias. Rezultati I ndeshjes u vendos nga goli I Aleksandre Lakazet në të 58-ën.
Por, pavarësisht dominimit në lojë, francezët nuk arrijnë të shënojnë edhe golin e sigurisë dhe tashmë udhëtojnë drejt Qipros me një fitore minimale, që gjithsesi nuk jep garanci për kualifikimin.

SHPËRNDAJE