Fillimisht ishte shkruar “Macedonia” ndërsa, pas reagimit të palës greke, është rikthyer referenca “Former Yugoslavia Republic of Macedonia” (FYROM), një gabim i tillë u bë në faqen zyrtare të Internetit, të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Ban Ki Mun, ku përmendej agjenda e tij dhe takimi me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski. Fillimisht ishte shkruar se Ban Ki-Mun do të takohej në ora 12:15 (ose rreth orës 18:00 me orën tonë) me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, gjë që është e pazakontë në protokollin e Organizatës Botërore. Pas reagimit të palës greke termi “ministri i jashtëm i Maqedonisë” u ndryshua “në ministri i jashtëm i ish republikës jugosllave të Maqedonisë” .

Sikurse njoftoi më parë ministria e jashtme, Milloshoski do t’i paraqesë Ban Ki-Munit kandidaturën e Maqedonisë për anëtarësim në Këshillin e të Drejtave të Njeriut për periudhën 2013-2016, si dhe do të informojë edhe për dialogun politik maqedono-grek nën mbikëqyrjen e OKB-ve dhe për rastin para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

SHPËRNDAJE