New York, 3 shkurt  – Zytaret e OKB kane njoftuar sot agjencine  e lajmeve “Presheva jonë” se KS OKB me 24 shkurt de të debatoj per Kosoven. “Ne oret e paradites KS  te Kombet e Bashkuara më 24 shkurt do te merret me Syrie. Pasdite TPIY/TPIR kurse per Kosoven, rrespektivisht per aktivitetin e UNMIK ne rajon e  më pas edhe mbi raportin e MANUL-as..” ka deklaruar per agjencia  e lajmeve “Presheva jonë” Mathias Gillman, nga nga kabineti i Sekretari ti Përgjithshëm të OKB-së

 

Ban Ki-moon: Jemi të shqetësuar për krizën institucionale në Kosovë rreth “zajednicës”, denon dhunën mes policisë dhe protestuësve

bannn

Raporti i fundit i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon për  Kosovën (aktivitetin e UNMIK)  prej 28 faqeve të siguruar nga agjencia  e lajmeve “Presheva jonë” ka shprehur shqetësimin për ngecjen e integrimeve  në Kosovë, krizën insitucionale, sidomos ne Kuvendin  e Kosovës ku pati perleshje mes protestuesve dhe policise ne rojan.  Njeriu numer  nje i OKB-së Nan Ki moo-n ne këte raport ka denuar gjitha format edhunes, duke kërkuar nga pozita dhe opozita qe problemt t’i zgjidhin permes dilaogut

Ba Ki moon ka konstatuar se kriza  insitucionale dhe zhvillimet e fundit kane bere qe disa marrëveshjes mes të Beogradit dhe Prishtinës, sidomos në formimin e Asociacionit te Komunave Serbe (zajednicës).

Ne vazhdim shefi i OKBsë mne rpèaortin e posapulbikuar ka vlerësuar larte  angazhimin dhe abshkepunimin e   Beogradit dhe Prishtinës për të vazhduar takimet.

 

Situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë ka mbetur përgjithësisht e qëndrueshme gjatë kësaj periudhe përkundër dhunës politike gjatë protestave, thuhet ndër të tjera në raportin.

Raporti vë në dukje se periudha është shënuar me ndërhyrje të vazhdueshme në pengimin e funksionimit të parlamentit të Kosovës nga ana e deputetëve të opozitës, të cilët po protestonin pjesërisht për shkak të marrëveshjes së miratuar në gusht të vitit 2015 në kuadër të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e BE-së.

“Përdorimi i vazhdueshëm i dhunës dhe retorikës nxitëse nga ana e opozitës është arsye për shqetësim serioz. Veprime të tilla janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në një shoqëri demokratike, dhe ato mund të kenë ndikim negative për Kosovën”, ka thënë Ban Ki-moon.

ksokbbi“Unë i bëj thirrje të gjitha palëve që të dyfishojnë përpjekjet e tyre në interes të të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë. Unë e vlerësoj angazhimin e Prishtinës dhe Beogradit që të vazhdojnë takimet e nivelit të lartë në kuadrin e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së në të ardhmen e afërt”, ka thënë ai.

Sipas tij, duke treguar angazhim të konsiderueshëm ndaj sundimit të ligjit në Kosovë kërkohet veprim i shpejtë dhe vendimtar për të siguruar vendosjen e plotë dhe funksionalizimin e Gjykatës Speciale dhe në këtë drejtim ka mirëpritur njoftimin e qeverisë holandeze më 15 janar se selia e institucionit është vendosur të jetë në Hagë.

“Unë pres që të gjithë pjesëmarrësit të punojnë në mënyrë efektive në drejtim të përfundimit të hapave të mbetur në përputhje me vendimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015”, ka thënë Ban Ki-moon.

Raporti i përgatitur nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon te siguruar nga agjencia e lajmeve “Presheva jonë” përfshin periudhën nga 16 tetori i vitit të kaluar deri më 15 janar të këtij viti, dhe do të diskutohet më vonë gjatë këtij muaji Këshillin e Sigurimit të OKB-së. “Ne oret e paradites KS  te Komvbet e Bashkuara më 24 shkurt do te merret me Syrie. Pasdite TPIY/TPIR kurse per Kosoven, rrespektivisht per aktivitetin e UNMIK ne rajon e  më pas edhe mbi raportin e MANUL-as..” ka deklaruar per agjencia  e lajmeve “Presheva jonë” Mathias Gillman, nga nga kabineti i Sekretari ti Përgjithshëm të OKB-së

SHPËRNDAJE