Aktori indian Aamir Khan ka gjetur një formë unike për të ndihmuar të varfrit për të përballuar pandeminë. Ai shpërndau nga 1 kilogram miell për person në zonat ku jetojnë shtresa e varfër e popullsisë idiane, dhe brenda pakove kishte fshehur edhe para.
Aktori indian Aamir Khan iu është gjendur pranë njërëzve në vështirësi ekonomike në këtë periudhë pandemie. Një video që është bërë virale në internet rrëfen për gjestin e aktorit, në dukje shumë i thjeshtë, por që fsheh në thelb bujarinë e tij. Njërëzit që përfituan këtë ndihmë, në dukje modeste, u surprizuan nga pakoja e ndihmës.

Khan kishte njoftuar se do të shpërndajë 1 kilogram miell për person në zonat ku jetojnë shtresa e varfër e Delhit. Të shumtë ishin ata që këtë ndihmë e konsideruan të papërfillshme dhe nuk dënjuan ta merrnin. Vetëm njerëzit që vërtet kishin nevojë shkuan për ta marrë atë. Por kur u kthyen në shtëpi dhe hapën pakot e miellit, u befasuan kur gjetën në brendësi të secilës prejt tyre një shumë prej 15 mijë rupi (rreth 200 dollarë).
Aamir Khan, i cili ishte duke xhiruar për filmin e tij ‘Laal Singh Chaddha’ para bllokimit, aktualisht është në shtëpi duke kaluar kohë me familjen e tij. Aktori më herët  falënderoi edhe punonjësit e vijës së parë, të cilët po luftojnë me pandeminë e koronavirusit./oranews/

SHPËRNDAJE