Gareth Bale ka mohuar thashethemet se po mendon që të pensionohet nga futbolli

Gareth Bale ka dhënë indikacione se ai po ndihet më komod në Real Madrid se në vitet e mëparshme, duke falënderuar edhe atmosferën pozitive rreth tij në klub.

Uelsiani po ashtu ka shpjeguar që një vit huazimi të tij në Tottenham Hotspur, e ka ndihmuar atë mentalisht sidomos para kampionatit europian, Euro 2020.

“Mendoj se fillova të kthehem me Walesin në Euro”, tha Bale.

“E sjella këtë formë në Real Madrid këtë sezon, ku kam një ambient tepër të mirë rreth meje. Çdo lojtar do të ua thotë nëse ata janë të lumtur me mentalitetin tuaj, pastaj fizikisht po ndihem shumë më mirë dhe po luajë më mirë. Po luaj dhe jam pa i lumtur dhe pak a shumë komod me stilin e lojës që po luan për momentin Real Madridi”.

Bale ka lavdëruar edhe lidhjen e tij me Carlo Ancelottin dhe ka shprehur besimin e tij që ai ka filluar shumë mirë sezonin e ri 2021/22 me Los Blancos.

“Gjithmonë kam pasur marrëdhënie të mirë me Carlon”, shtoi Bale.

“Por është gjithmonë e njëjta: duhet të luani mirë për të pasur vend në skuadër. Pata një paraqitje të mirë në ndeshjet parasezonale dhe start të mirë të sezonit. Në futboll, ju duhet të luani mirë dhe perceptimi do të ndryshojë shumë shpejt”.

Në verë, kishte thashetheme që Bale po mendonte që të pensionohet nga futbolli, por uelsiani ka theksuar që pensioni nuk i ka shkuar në mend.

“Për mua ishte më mirë të mos them asgjë dhe të koncentrohem në punën time”, tha Bale.

“Kurrë nuk kam planifikuar pensionin. Siç kam thënë më parë, dëshiroja të koncentrohesha në Euro dhe nuk dëshiroja që ta shpjegoja vetë situatën. Nuk e di pse duhet ta bëja. As tani nuk e di pse?”.

“S’ka rëndësi çfarë them por do të bëjë gjithçka që të rri këtu, të largohem, të pensionohem apo çfarëdo qoftë, mendoj që prapë do të këtë tregime  të bezdisshme për ju”.

SHPËRNDAJE