GRADJANI PRESEVA SA ZASTAVAMA I TRANSPARENTIMAAnalisti Bajrush Morina në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se nuk është i befasuar me “pensionimin politik” të Hashim Thaçit.

“Nuk më ka befasuar pensionimi vullnetar politik i Hashim Thaçit sepse ai është i vetmi kryeministër që nuk e ka çuar mandatin deri në fund”.

Morina ka thënë se është i bindur se Thaçi nuk do të kthehet prapa në postet që i ka pasur, pasi do të ishte lëvizje jologjike, duke qenë se posti i presidentit është më i larti në vend, njofton Klan Kosova.

“Mendoj se Thaçi në vrapimin e tij politik dhe insitucional nuk e kthen kokën prapa dhe nuk mendoj se pas këtij posti ka ndonjë motiv që t’i kthehet edhe një herë Partisë Demokratike të Kosovës dhe Qeverisë sepse nuk ka post më të lartë se ai i presidentit”.

“Mendoj se ky është, megjithatë, një qëndrim i arsyeshëm personal, pasi nuk mund të zbritet nga karriga e presidentit në poste tjera”.

“Kjo tërheqje i jep mundësinë PDK-së që të nisë reformat e brendshme – të fraksionohet për t’u demokratizuar. Dhe e dyta, ne si analistë dhe mediat kanë thënë se kemi dy kryeministra, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Tani nuk mund të thuhet kjo gjë”.

SHPËRNDAJE