Azem Syla, deputet në Parlamentin e Kosovës duhet të lëshojë Zvicrën më 15 maj 2012, ka shkruar zarb e përditshmja zvicerane shkruar “SontagsZeitung”.  Ky është një  vendim nga  gjykata e Soloturnit, ka shkruar sot “SontagsZeitung”, raporton agjencia informative kombëatre “Preshva Jonë” nga Zvicra.

 

Bernë, 26 shkurt /AIK-Presheva jonë

 

Sipas gazetës në fjalë, deputeti aktual i PDK-së, ish-komandant i SHP të UÇK-së, Azem Syla mbi 16 vite me familjen e tij ka jetuar me ndihmat sociale të Zvicrës i cili në territorun helevtik nuk kaqënë asjëherë në ardhmerie punë.

 

Dhe në shkurt të viti të kaluar  kantoni i Solothurnit i kishte ndaluar  ndihmat dhe ai përmes avokatit të kishte kërkuar që kjo mbështetje t’i vazhdohet dhe  rujatjen e lejeqërdnrimit (C), ka shruar gazeta zvcerane “SontagsZeitung” duke shtuar se  vendimi në fjalë kërkonte që ai t`ia kthejë kantonit mbi 190 mijë franga nga gjithsej 426 mijë frangat që kishte shfytëzuar cka afer është duke vazhduar edhe më tutje.

 

Pastaj gazeta në fjalë ka nënvizuar se Azem Syla edhe pse  i  “paaftë për punë”  ka qenë aktiv gjatë proceseve politike në Kosovë, duke drejtuar disa poste nga ai si shef i SHP të  UÇK-së, pastaj anëtar i delegacionit në konferencës ndërkombëtare për Kosovën në Rambuillet, ministër në qeverinë e përkohshme e deri në postin e sotëm të deputetit të PDK-së në Kuvendin e Kosovës. Sipas kësaj gazete zvicerane edhe  pse vendbanimi i tij në faqen e Kuvendit të Kosovës qenka fshati Kishnarekë, në fakt sipas avokati i tij klienti i tij banon në Zvicër, ku, pas ndalimit të ndihmave është dashur që ai te bashkjetoj me të shoqen të banojnë tek vajza e tyre. Dhe gjatë kësaj periudhe ku Azem Syla në ksoovë ka ushtruar një sër funskionesh, ka qenë në ndërkohë edhe shfrytëzues i mjeteve financiare nga Zvicra.

 

“Kantoni i Soloturnit, respektivisht deparatmenti për migracion  ka vendosur ta largoj  Azem Sylën nga Zvicra i cili deri më tani ishte përpjekur të qëndrojë. Kurse më 13 shkurt 2012 atij ju është nënshtruar një vendim nga Gjykatës Administrative, ku ndër tjera thuhet se leja e qëndrimit të përhershëm, e dhënë  1999, nuk është dashur t’i jepej fare, për faktin se Syla gjatë asja periudhe ka qenë anëtar i Qeverisë së Kosovës. Një ministër i mbrojtje në një vend të përfshirë nga lufta është dashur të gjendej në vendin e tij”. Ai ka abuzuar dhe keqpërdorur sistemin social të Zvcirës në një masë të rendë për shumë vite.”

 

Do shtuar se vitine kaluiar (23.01.2011) Zëri kishte shkruar se Enti Federal për Migracionin (BFM) në Zvicër ka njoftuar që Kadri Veseli dhe Azem Syla, dy prej personaliteteve më të afërta të Hashim Thaçit, vazhdojnë të kenë lejeqëndrim të përhershëm në Zvicër. Siç ka bërë të ditur gazeta zvicerane Sonntags Zeitung në numrin e saj të së dielës, ish-shef i SHIK-ut dhe ish-udhëheqës i UÇK-së vazhdojnë që të kenë vizën C në Zvicër.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Azem Syla, është famëkeq: sipas raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, ai është i përfshirë në tregtinë e mundshme me organe, të kryer nga njerëz të UÇK-së. Po ashtu edhe një ish-anëtar i shërbimit sekret të UÇK-së SHIK e ka akuzuar atë rëndë. Ish-anëtari i SHIK-ut (fjala është për Nazim Bllacën, v.j.) ka thënë se Syla i takon kuadrit të trupës, e cila pas luftës është angazhuar për interesa të kryeministrit Hashim Thaçi dhe mendohet të ketë vrarë kundërshtarë politikë, raporton Koha.

Sipas “Sontags Zeitung” Azem Sylën me familje në Zvcër mund të qëndrojë deri më 15 maji 2012.

SHPËRNDAJE