Ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është bashkuar avokatja Nina Tavakoli.

Kështu është bërë e ditur një njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

“Në bazë të Rregullës 26(1) të Rregullores,1 Sekretari njofton Trupin Gjykues të miratimit të znj. Nina Tavakoli si bashkëavokate për z. Hashim Thaçi dhe, në përputhje me rregullën 26(1) të Rregullores dhe nenin 18(6) të Direktivës për avokatin, 2 e informon Trupin Gjykues për pushimin nga puna të z. Albert Moskowitz si bashkëavokat i z. Thaçi”, thuhet në njoftim.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar se më 4 mars të këtij viti, avokati Misetic e ka informuar sekretarin se do të dëshironte të ndihmohej nga Tavakoli si bashkëavokate.

“Tavakoli është pranuar në listën e avokatëve në përputhje me nenin 7(3) dhe 18(1) të Direktivës për avokatin.3”, vijon njoftimi.

Ndryshe,trupi gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, miratoi tërheqjen e Gregory Kehoe si mbrojtës kryesor i Hashim Thaçit.

SHPËRNDAJE