Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Nga 171 deputetë të pranishëm, Për kanë votuar 131, kundër 29, ndërsa 11 kanë abstenuar.

Pas këtij triumfi në Asamble, çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj.

SHPËRNDAJE