Në fillim të muajit maj, një i ri, Agon Musliu,  nga Gjilani që sapo ishte kthyer nga Gjermania, bëri vetëvrasje duke u hedhur nga kati i katërt i ndërtesës së konvikteve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Ai po mbahej aty i karantinuar pa vullnetin e tij. Karantina për të kthyerit nga vendet e jashtme kishte qenë temë diskutimi edhe para se të ndodhte kjo ngjarje tragjike. Tash që prokuroria po kryen hetimet, çështja është politizuar. Së fundmi, Glauk Konjufca e fajësoi Hazirin për kthimin e studentin derisa ky i fundit iu përgjigj duke i thënë po gënjen.

Menjëherë pas ngjarjes tragjike Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Vetëvendosje u akuzua se nuk kishte marrë parasysh seriozisht gjendjen shëndetësore të gjilanasit ndërkohë që kishte liruar nga karantina aktivistë të afërt me partinë.

Vetëm të nesërmen do të reagonte ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ky i fundit do të deklaronte se “e kishte menduar dhe po e mendonte dorëheqjen” por nuk po e jepte për shkak të përgjegjësive tjera për menaxhimin e krizës shëndetësore me pandeminë. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie – e më vonë në kor edhe zyrtarët e Vetëvendosjes – do të deklaronte se gjilanasi me emrin Agon Musliu në fakt nuk kishte ofruar asnjë dokument për të dëshmuar për gjendjen e tij të rëndë.

Të tjera fjalë kishin pasur njerëz të tjerë. Ishte përmendur një listë nga Ambasada e Kosovës në Gjermani ku Musliu thuhej se “posedonte vërtetim shëndetësor” për problemet e tij. Po ashtu, doli edhe një komunikim mes mjekëve që dëshmonte se 26 vjeçari kishte nevojë urgjente për trajtim psikiatrik.

Me rastin tani po merret prokuroria, por mbrëmë Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, që  foli për herë të parë për rastin duke dhënë arsye të ndryshme për ngjarjen tragjike.

Ai deklaroi se njoftimi se studenti ka nevojë për psikologë kishte shkuar në Ministri vetëm 13 minuta pasi Agon Musliu ishte hedhur nga kati i katërt i konviktit nr.7.

Po ashtu, Konjufca do t’i vinte faj edhe kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit, për angazhimin e tij që Musliu të kthehej në Kosovë.

“Përmes figurave të rëndësishme politike në Kosovë që kanë ndikuar te ambasadori në Gjermani është mundësuar kthimi i tij në Kosovë… nëse  e keni një informacion të tillë kur për një person të caktuar e përdorni fjalën “depresion”, ai person nuk guxon absolutisht me hyp në aeropoan edhe me u kthy në Kosovë. Është gabim mendoj kthimin e tij në Kosovë” – tha ai.

Megjithatë, Konjufca nuk shpjegoi se përse nuk i lejohej një personi me depresion që të udhëtonte me aeroplan. Ndërsa, babai i të ndjerit ka zbuluar që ky i fundit kishte kërkuar që të kthehej në vendin e tij të lindjes pikërisht për shkak të problemeve të tij shpirtërore.

Së fundi, Vetëvendosje ka organizuar prova për protesta në sheshin Skënderbeu duke vënë në dyshim mbi domosdonë e disa prej masave qeveritare të ndërmarra për luftimin e Covid-19shit.

SHPËRNDAJE