Qytetarët e qytetit të Vitisë, tash e sa vite udhëhiqen nga Lidhja Demokratike e Kosovës e së fundi edhe nga kryetari i saj z. Sokol Haliti i cili përkundër mbështetjes së marrë nga qytetarët. nuk është se i ka përmbushur pritshmëritë e tyre, andaj sot në qytetin e vogël të Vitisë shohim pakënaqësi tek qytetarët, por edhe angazhim të fuqishëm të rinisë për të realizuar kapërcimin e madhë, duke e përmbysur rezultatin në Viti, ku shihej si bastion i fuqishëm i LDK-së.
Jo vetëm nëpër tubime me qytetarët, por edhe në disponim të përgjithshëm të rinisë në Viti kemi parë gadishmeri të madhe që të ndjekin vizionin e kryetarit Ademi, për t’i prirë qytetit të tyre, qytetit ku ëndërrojnë ta realizojnë ëndërrën për të ndërtuar familje të shëndoshë e të ardhme të sigurt.
Mbetet të shihet se si do të ndodhë mobilizimi në kaq pak ditë sa kanë mbetur deri të dielën nga ana e kryetarit Arsim Ademi, por edhe “trazimi” i pushtetit aktual për të e mbajtur pushtetin edhe për katër vitet e ardhshme.

SHPËRNDAJE