Agjenti i futbollistit francez Samir Nasrit, Alain Migliasio, ka pranuar se për klientin e tij ka shumë skuadra të interesuar.

Pavarësisht interesimit të shumë skuadrave, agjenti i francezit ka mohuar largimin e Nasrit nga Arsenali.

“Ka shumë klube që dëshirojnë Nasrin, por nuk dua të përmend emra. Ne do të takohemi me menaxherin Arsen Venger, por unë dua të them se Nasri nuk do ta shkëpusë kontratën me ekipin nga Londra”, ka thënë Migliaso.

SHPËRNDAJE