Dark Mode Light Mode

Arrestohet sërish deputetja e Vetëvendosjes në kufi me Maqedoninë, Policia jep detajet

Preshevë, 3 mars –Policia e Kosovës bazuar në mandatin ligjor që ka është e obliguar në zbatimin e urdhërarresteve të ligjshme të lëshuara nga organet e drejtësisë dhe bazuar në këtë, sot me 03.03.2017 gjatë ditës ka realizuar zbatimin e një urdhërarresti në PKK-Hani i Elezit.

Njësitet relevante policore kufitare bazuar në urdhëresë, kanë ndaluar deputeten e RKS-së znj. D. (K.) B., të cilën e kanë njoftuar mbi arsyen e ndalimit dhe bazuar në urdhëresë e njëjta do të shoqërohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Vlen të potencohet se znj. D. (K.) B., ka  bashkëpunuar dhe kooperuar mirë me zyrtarët policorë dhe e njëjta do të shoqërohet në gjykatë, ashtu siç parashihet me urdhëresë.

Advertisement

Arrestohet deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj-Bujupi 

Policia e Kosovës në kufi me Maqedoninë ka arrestuar deputeten Donika Kadaj-Bujupi.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje në një komunikatë për media.

“Arrestimi i saj është bërë për vepra të mëhershme dhe është skandal i papranueshëm. Ky arrestim, në kohën kur paralajmërohet sjellja e demarkacionit në Kuvend, është provokim i situatës. Sjellja e këtij pushteti përballë opozitës është bërë e patolerueshme. Këto veprime të padrejta të një pushteti kriminal do ta tensionojnë situatën”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Vetëvendosje fton organet e drejtësisë që përndjekja e deputetëve e aktivistëve të ndalojë menjëherë.

“Marrëveshja për demarkacionin nuk duhet të vijë në Kuvend. Demarkacioni nuk kalon”, thuhet në komunikatë

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twelve − eight =

Previous Post

Bujanoca vishet në kuqezi, me flamuj dhe bilborda te presidentit shqiptar Bujar Nishani FOTO

Next Post

Kragujevc, 4 viktima në fabrikën e armëve. Armët e kësaj fabrike u panë në duart e serbëve dhe ISIS-it qe vranë popullatën ne Kosovë dhe Evropë

Advertisement