Interpol bëri të mundur arrestimin në Frosinone të Italisë të ish guvernatorit të rajonit Kharkiv në Ukrainë, Arsen Avakov, anëtar kyç i partisë së lideres së opozitës, Julia Timoshenko, e dënuar me 7 vjet burg, çështje e cila është në proces e sipër pasi Bashkimi Europian e konsideron të manovruar politikisht.

Një mandat arresti ishte lëshuar kundër Avakov i cili ishte larguar nga Kievi më 31 janar për abuzim me pushtetin lidhur me një çështje për privatizimin e tokave në rajonin që ai ka drejtuar gjatë viteve 2005-2010.

SHPËRNDAJE