Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i kësaj lëvizjeje Erzen Vraniqi, i cili njoftoi se aktivistët u arrestuan pasi Vetëvendosje kishte organizuar bllokimin e rrugës, në shenjë proteste ndaj vizitës së presidentit serb,

Arrestohen 6 aktivistë të VV që “bllokuan” rrugën e Tadiqit Gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar paraditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Besianë, pasi tentuan të bllokonin këtë aks rrugor. Boris Tadic, ambasadorit rus dhe atij bjellorus, në Kosovë, raporton Zëri. “Aktivistët Frashër Krasniqi, Blerim Maçastena, Astrit Dehari, Egzon Balaj, Zgjim Hyseni dhe Fidan Vllasaliu u arrestuan sot rreth orës 10 e 30 në magjistralen Prishtinë-Besianë. Pushteti është organizuar në shërbim të presidentit serb Boris Tadiq”,- thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes. Vetëvendosje ka organizuar një numër të madh aktivistësh për të protestuar ndaj vizitës së kreut të shtetit serb në Kosovë. Sipas tij, në këtë organizim po marrin pjesë me dhjetëra aktivistë të kësaj lëvizjeje, pa përcaktuar numrin e saktë të tyre, ndërkaq theksojnë se aktivistët janë të pozicionuar në lokacione të ndryshme, ndërkohë që pjesa më e madhe pritet të qëndrojë në Decan, në pritje të ardhjes së presidentit Tadic, me qëllim bllokimin e eskortës së tij. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, pritet të qëndrojë sot në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve ortodokse sllave që kremtohen të shtunën.

SHPËRNDAJE