Kryetari i Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi, në një prononcim për “Presheva Jonë” ka thënë se hapja e zyrës për Luginën e Preshevës në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës është një hap shumë i rëndësishëm për qytetarët tanë, sidomos për ata që jetojnë në Republikën e Kosovës.
Arifi tutje ka vlerësuar lartë rrolin edhe individual të akterëve politik në Republikën e Kosovës, duke e vecuar kryetarin e Komunës së Gjilanit, subjekti i të cilit udhëheq me qeverinë e Kosovës, i cili në vazhdimsi e ka ngritur qështjen e qytetarëve tanë, duke i inkurajuar edhe të tjerët që të veprojnë.

“Angazhimi jonë i vazhdueshëm ka qenë që të forcojmë lidhjet tona si Luginë, si me Republikën e Kosovës ashtu edhe me Shqipërinë. Jemi duke parë që së fundi e kemi një angazhim të shtuar si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosovë, cka ka rezultuar edhe me iniciativën që sot e mori qeveria në Republikën e Kosovës në lidhje me hapjen e zyrës për Luginë.
Lidhje me këtë akt, e falemderojmë angazhimin e institucioneve atjë, vecanarishtë kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri subjekti i të cilit udhëheq me qeverinë e Kosovës, pasi që pikërishtë z. Harizi ka qenë ndërë ata që ka ngritur më zëshëm zërin tonë nëpër institucionet atje. Gjithashtu falemderojmë edhe subjektet opozitare në Kosovë me të cilat shpresojmë që ajo zyrë të ketë bashkëpunim, gjithmonë në zgjidhjen e problemeve të shumta të qytetarëve tanë që jetojnë në Republikën e Kosovës, e që nuk janë pak”, ka thënë për “Presheva Jonë” për z. Arifi.

SHPËRNDAJE