Shkruan: Refik HASANI

Me të publikuar Këshilli Botëror Gold listën e vendeve që kanë rezervat më të mëdha prej ari, dhe Serbia merr pozitën 63  në botë dhe  ka rezervat më të mëdha të arit në Ballkan.Serbia nuk mundë të llogaritë në rezerva të arit që ka Republika e Kosovës e as të Krahinës shqiptare që përfshin pikërisht rezervat me miliona të arit  dhe bakër që gjindet në Lec dhe Tullarë të  Medvegjës,Bujanoc dhe Preshevë. Ka kaluar koha që Beogradi zyrtarë bënë gjenocid edhe dëbon për tri javë dy milon shqiptarë që nga Molla e Kuqe dhe pastron nga shqiptarët Sangjakun e Nishit,Leskocin e Vranjën  dhe të mos brengoset fare.  Pasurin nëntokësore të arit,argjendit apo që është në këto vendbanime  të Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës nuk mundë të përvetëson e as të llogaritë Serbia pasi kjo krahinë ka organizuar referendumin më datën më 1 e 2 mars  të vitit 1992 dhe ka bërë luftë të armatosur të  UÇPMB-ës dhe marrëveshjen e Konçulit. Nuk ka të drejtë as pasurin tjetër të Vojvodinës të llogaritë dhe të rangohet si e pasur edhe me drithëra pasi nuk është e tyre. Rajoni më i prapambetur në Evropë dhe më i diskriminuari ku banorët flejnë mbi ari ,argjendë dhe bakër në Lec dhe Tullarë të  Medvegjës, pasi këtu më së shumti ka diskriminim dhe  nuk mundë të llogaritet si pasuri e Serbisë.

SHPËRNDAJE