Pas talljes që bën gjatë ditës me ish ministrin e jashtëm Behxhet Pacolli pothuajse të gjithë zyrtarët e Vetëvendosjes, në mbrëmje ata janë përpjekur ta vendosin paqe me të.

Pothuajse zyrtarë të vegjël e të lartë, deputetë e nga ministritë e ndryshmte të Vetëvendosjes refuzuan ta lejojnë Pacollin që të ateroj në Kosovë duke u tallur me të se fillimisht i duhen dy javë karantinë.

Reagimi i Pacollit ishte shumë i ashpër duke akuzuar kryeministrin Kurti dhe partinë e tij se po sillet në mënyrë despotike duke mos lejuar si deputet ti ushtroj të drejtat e tij dhe po ndihet i pasigurt të kthehet në vendin e tij.

Por duket që gjërat kanë ndryshuar pasdite, dhe madje i janë joshur Pacollit se gjoja ka qenë një cështje teknike dhe keqkuptim.

Ministri i Shëndetësisë nga Vetëvendosje, Arben Vitia ka thënë se nuk është ashtu situata se si ka dal në media sepse ai është përpjekur vet gjatë personalisht ta marrë në telefon disa herë Pacollin për t’ia shpejguar situatën.

Vitia është munduar ta zbusë këtë situatë në një intervistë në Klan Kosova.

SHPËRNDAJE