U ngrit duke qenë kritikuese e ashpër e fes islame në emër të ‘ekstremizmit’.

Ish-kryeredaktorja e Gazetës “Zëri”, Arbana Xharra e zyrtarizoi anëtarësimin e saj në PDK. Ajo vite me radhë ishte ndër kritikueset me të ashpra të kësaj partie. PDK-në që udhëhiqej fillimisht nga Thaçi dhe tash nga Kadri Veseli vazhdimisht e ka cilësuar parti të krimit, korrupsionit. Në një postim në Facebook, kreun e PDK-së e ka quajtur kriminel. Në konferencën për media ajo nuk e mohoi se ka ndryshuar mendim.

Por, fjalët kritikuese nuk i kurseu as për komandantët e luftës dhe pushtetin e drejtuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Por si dukët dëshira e madhe për pushtet ka bërë që gazetarja Arbana Xharra të harrojë gjithë mllefin që e kishte edhe ndaj kryetarit aktual të PDK-së, Kadri Veselit.

Xharra gjithashtu ka qenë një nga kritikueset më të mëdha ndaj SHIK-ut që aso kohe udhëhqej nga Kadri Veseli.

Arbana Xhara: Kadri Veseli njeri i SHIK-ut dhe i marrë

Xharra sot zyrtarisht iu ka bashkuar partisë së ‘komandantëve’ dhe ish-antarëve të SHIK-ut, PDK-së, që deri më sot nuk kishte ndalur kritikat ndaj tyre.

Arbana Xharra aderimin e saj në PDK e ka arsyetuar se është bërë ‘pa asnjë kusht’.

Ndryshe, Arabna Xharra ka qenë shumë aktive në rrjetin sociale në Facebook ku shume herë ka dhënë kritika të mëdha për shefin e sotëm të saj Kadri Veselin

Madje ajo përmes një statusi ia kishte gjetur një marri të madhe Kadri Veselit.

“Kadri Veseli paska thene se kemi probleme nderfetare me vendet fqinje, kjo i bie qe edhe luften e fundit e kemi pasur fetare. Kjo eshte nje marri e madhe qe i etiketohet Kosoves. Ne nuk kemi pasur kurre probleme fetare me vendet fqinje, eshte ushtruar gjenocid pse kemi qene shqiptare dhe jo pse jemi musliman. Kjo deklarate e juaja qenka botuar edhe ne mediat e huaja. Ti mundesh me u marre me “5 momentet” tuaja, por mos e merre ne qafe nje vend me te paverteta e deklarata kaq te rrezikshme te cilat do te shfrytezohen si karte nga vendet qe kundershtojne shtetin e Kosoves”, kishte shkruar ajo.

Xharra nuk kishte hezituar t’i quajë edhe banditë kalsën poltike duke përfshirë edhe PDK-në që ka udhëhequr me vendin që nga shpallja e pavarësisë.

SHPËRNDAJE