Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pritur sot rreth njëqind nxënës serbë nga Kosova të cilët shkuan për vizitë në Beograd.
Vuçiq u shpreh se do të ndryshojë qasjen në dialogun me Kosovën.
Ai u shpreh se në ditët në vijim e presin lajme të këqija Serbinë, dhe kjo ka të bëjë lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruajnë mediat serbe.
“Do t’ua shpjegoj se si na mashtruan disa të ashtuquajtur miq dhe na gënjyen në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. U thamë se çfarë do të ndodhë nëse kjo ndodh, sepse ata mendojnë se kanë të drejtë të zbatojnë marrëveshjen në mënyrë mashtruese.