Një gjykatë franceze në Colmar ka vonuar vendimin për ekstradimin e mundshëm të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Serbi, i cili është i ngarkuar për krime lufte.

Kështu shkruan media ndërkombëtare Associated Press, përcjell Bota sot.

“Gjykata e Apelit në qytetin verilindor të Colmar , tha të enjten se ka rënë dakord me kërkesën e prokurorit për më shumë informacione. Rasti do të shqyrtohet sërish më 6 prill”, shkruan më tej media.

Sipas një vendimi të mëparshëm, Haradinaj duhet të qëndrojë në Francë nën mbikëqyrje gjyqësore, derisa rasti i tij është duke u studiuar.

AP thotë se qeveria e Serbisë ka kërkuar ekstradimin e  Haradinajt, i cili është arrestuar në janar në Francë me  urdhër-arrest serb.

“Arrestimi I tij ka shkaktuar zemërim tek ligjvënësit e Kosovës, të cilët e kanë quajtur tëskaduar këtë urdhër-arrest dhe kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian për të ndërhyrë dhe për të siguruar lirimin e tij. Haradinaj, një luftëtar guerilas në luftën e viteve 1998-1999 e Kosovës për pavarësi nga Serbia, ishte pastruar për krime lufte nga gjykata e Hagës”, përfundon shkrimin AP.

SHPËRNDAJE