Gjykata e Apelit në Beograd, pas Ankesës së palës mbrojtëse dhe shqyrtimit të Aktgjykimit kundër nëntë Shqiptarëve nga Presheva, të akuzuar për krime lufte, pastaj të dënuar nga ana e Gjyqit të Qarkut në Beograd me nga 15. 10 dhe 8 vjet burg.. njofton agjencia in formative « Presheva Jonë » duke u thirrur nga burimet e LKSH-sèe nënshrkuar nga kyretari saj  z.Organ Rexhepi, nënkyretar i Kuvendit komunal të Preshevës.

 

Preshvë, 4 janar/ AIK-Presheva Jonë

Gjykata e Apelit në Beograd, pas Ankesës së palës mbrojtëse dhe shqyrtimit të Aktgjykimit kundër nëntë Shqiptarëve nga Presheva, të akuzuar për krime lufte, pastaj të dënuar nga ana e Gjyqit të Qarkut në Beograd me nga 15. 10 dhe 8 vjet burg, sot më datën 4 Janar 2012 ka lajmëruar palën mbrojtëse se është marrur vendimi për HEDHJEN POSHTË  të këtij AKTGJYKIMI PLOTËSISHT, njofton agjencia in formative « Presheva Jonë » duke u thirrur nga burimet e LKSH-sèe nënshrkuar nga kyretari saj  z.Organ Rexhepi, nënkyretar i Kuvendit komunal të Preshevës.

 

« Në arsyetimin shumëfaqësh është sqaruar se vendimi i Gjykatës së Qarkut në Beograd, përkatësisht i Prokurorisë për Krime Lufte është në kundërshtim të plotë me faktet e paraqitura nga ana e palës mbrojtëse dhe se, ndër të tjera “dëshmia” e dëshmitarit bashkëpunëtor Bozhurit 50 ka qenë e paargumentuar. Agush Memishi, Faton Hajdari, Ahmet Hasani, Nazif Hasani, Samet Hajdar, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti, Selimon Sadiku dhe Burim Fazliu u arrestuan në datën 26 Dhjetor 2008, nën akuzën për krime lufte ndaj Serbëve, kinse të kryera në Gjilan e rrethinë gjatë vitit 1999. Rregullat ligjore Serbe, në këtë rast obligojnë gjykim të ri » thuhet në ketë njoftim nga LKSH-ja

SHPËRNDAJE