Në edicionin festiv në Kanal10, ku të pranishëm ishin figura publike të politikës, sportit e artit, në  një atmosferë të këndshme, teksa po bisedohej për rëndësinë e futbollit në afirmimin tonë si komb nëpër botë, ishte ish-kryetari i komunës së Vushtrrisë, z. Tahiri i cili duke e ngritur lartë rrolin e kombëtares dhe djemve tanë në këtë drejtim, vecoi ndeshjen kundër gjigandit botërorë, Anglisë, ndaj së cilë Kosova kishte shënuar në Wembley 3 gola tē mrekullueshëm, me cka ishin befasuar edhe vetë anglezët

“Futbolli për ne gjithnjë ka qenë shumë domethënës, pajtohem me presidentin Ademi kur tha se kemi pasur dy emblema, atë të UÇK-së dhe të kombëtares që po na bëjnë krenarë. Do ta veçoja ndeshjen kundër Anglisë kur shënuam 3 gola, do tē thoja se  më shumë na kanë njohur anglezët nga ajo ndeshje sesa nga politika haha, pa dyshim se edhe artistet tona Dua, Bebe e Rita po na bëjnë krenarë”, ka thënë ish-kryetari Tahiri.

SHPËRNDAJE