Pas lajmeve të bujshme ditëve të fundit, në të cilat “paralajmëronin një luftë në Kosovë” mediat serbe kanë dalë edhe me një “goditje” tjetër. Kësaj radhe, ata në artikujt e tyre, kanë përfshirë edhe rolin e Turqisë, në “mbështetjen e konfliktit” mes Kosoves dhe Serbise.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është sponsori kryesor i armatosjes ushtarake të shtetit të Kosovës dhe është i gatshëm për t’i dhuruar Kosovës aeroplanë “F-16 Falcon”, automjete të blinduara dhe tanke, shkruajnë sot mediat serbe.  Një anëtari i qeverisë së Kosovës qe deshi t embetet anonim, agjencise së lajmeve “Presheva jonë”  i ka deklaruar   se “edhe pse keto lajme nuk jane të verteta, megjithate ne felanderojme Erdoganin qe është kujtuar per neve.”

“Ama nga ia kemi një kerkese, që të na dërgojë me gjithe aeroplanë edhe  pilotë. Cka me ba vetëm me aeroplanë?! kur ne skemi as helikopter per me qit helëm nga ajri për miza..” ka shtuar për humor anetari i qeverisë së Kosovës.

Nëse vertetë Turqia i jep aeroplanë Prishtinës , cka me ba me ta ? Kush me  que ? kur sot Kosova ka mbi 3000 oficere dhe pilote jashte vendit. Vetëm në Zvicer 30, prej tyre  5 pilotë?!. Do shtuar se sot keta oficere e pilote te ish-jugosllavise ne perendim asnjere nuk ushtorn profesiisn e tyre, por punojne ose ne restaurante ose me ministri n’dorë, ka shrkuar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është sponsori kryesor i armatosjes ushtarake të shtetit të Kosovës dhe është i gatshëm për t’i dhuruar Kosovës aeroplanë “F-16 Falcon”, automjete të blinduara dhe tanke, shkruajnë mediat serbe.

Duke cituar ekspertë serbë, ato shkruajnë se se Erdogan, përmes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama do të provojë që në të gjitha mënyrat të ndihmojë në armatosjen e shqiptarëve në Kosovë.

Ish-shefi i Departamentit të Sigurisë së Akademisë Ushtarake, kolonel Milan Mijalkovski ka thënë se Turqia do të armatos Prishtinën ashtu siç bëri me Tiranën.

“Është e sigurt se ata do të armatosin forcat tokësore, por do t’iu shesë ose të dhurojë atyre, edhe aeroplanë luftarakë. Deri më tani në shumë akademi ushtarake janë trajnuar pilotët e tyre, kështu që ky është një hap tjetër logjik. Kjo nuk është një surprizë, pasi Erdogan, si një përfaqësues i Neo-otomanizmit ka një interes të madh në Ballkan”, citohet të ketë thënë Mijalkovski.

SHPËRNDAJE