Analisti politik Armend Muja i cili hapir mbështetë Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin vlerëson se liderin e VV e ka rrëzuar nga pushteti Richard Grenell, emisari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump.

Ai ka kërkuar që Grenell të largohet nga pozita që mbanë, njësoj sikur militantët e Vetëvendosjes që me sharje e fyerje në rrjetin Twitter kanë linçuar diplomatinne aleatit kryesor të Kosovës, SHBA.

“Ne krejt kete situate, anti-amerikanet me te medhenj jane Grenell dhe rendi i vjeter. Ne SHBA nuk ndrrojne rregullat e lojes politike sipas tekeve te partive por ato dakordohen konsenzualisht. Ne SHBA vullneti i votuesve akomodohet e nuk perjashtohet. Grenell ec”, ka shkruar Armend Muja në faqen e tij në Facebook.

SHPËRNDAJE