???????????????????????????????Ambasadorja shqiptare Suela Janina në bisede me gezaterin e agjencise së lajmeve “Presheva Jonë” në Bruksel

Presheva Jonë: Znj Ambasadore meqë gjendeni ne qendër te Belgjikës dhe qendrën diplomatike evropiane, fillimisht çfarë donë te thotë për ju te jeni ambasadore e një vendi te vogël me emër të madh, nëse kemi parasysh Skënderbeun , Shën Terezën e shumë shkencëtarë e ideatorë që i kanë dhënë Evropës?

 

Ambasadorja shqiptare ne BE: Ne vjeshtë lajme te mira nga Brukseli, hapen bisedimet për anëtaresim të Shqipërisë në BE 

jannnAmbasadroja Suela JANINA: Te perfaqesosh vendin tend si ambasador është një nder dhe privilegj i vecantë, por të jesh pjeë e një kombi të lashtë, i vogel në madhësi po i madh në histori dhe dinjitet, që i ka dhënë Evropës dhe botës figura të shquara, është gjithashtu një përgjegjësi personale  për të mos kursyer cdo përpjekje qeë përfaqësimi që i bën vendit tend të jetë sa me dinjitoz.

 

Presheva Jonë:  Meqë jeni perballe  BE-së ne Bruksell, jeni e kënaqur me hapin e  integrimeve evropiane te vendit tonë?

 

Ambasadroja Suela JANINA: Shqiperia po ecën me hapa te vegjël, por të qëndrueshëm drejt realizimit të objektivit për anëtaresim në BE. Ambiciet tona janë të mëdha dhe ndonjëhere mund të ndjehemi  edhe të paduruar për të arritur sa më parë ne hapin e rradhës që do të na afrojë më shumë me BE, dhe kjo është normale për një popull të përbërë nga rini dinamike dhe kërkuese, sic jemi ne shqiptarët. Por mos të harrojmë se 25 vite më parë vendi la pas një izolim dhe prapambetje ekonomike, sot Shqipëria ka ndryshuar rrenjesisht dhe këtë na e thonë miqte dhe partnerët që na mbështesin në këtë rrugëtim. Pas dy vitesh që vendi gëzon statusin kandidat është koha që në të përgatitemi për të hedhur të sigurtë hapin e radhës drejt hapjes se bisedimeve të anëtaresimit. Unë shpresoj se kjo vjeshtë do të jetë pozitive ne kete drejtim.

 

Presheva Jonë:  Zonja Janina meqë jeni Anëtare/Nënkryetare e Komitetit te Kombeve të Bashkuara, sot Ambasadore ne Bashkimin Europian, pos Shqiperisë sigurissht sigurisht bëhet fjalë edhe për shqiptarët jashta territoreve të dy shteteve tona, ta zëmë për  ata në Luginen e  Preshevës qe ndjehen te diskriminuar në nje vend (Serbi) qe pretendon te jetë mje ditèe anëtare e BE-së?

 

Ambasadroja Suela JANINA: Mandatin si eksperte e të drejtave të njeriut për OKB e ushtroj nga viti 2011, ku jam zgjedhur si nënkryetare e Komitetit kundër zhdukjeve me force, një fenomen që për fat te keq u imponua në rajonin tonë si pasojë e politikave të spastrimit etnik.  Sot e kësaj dite  mbeten ende të pagjetur, duke lënë plage te familjet e tyre dhe mbarë shoqëria.

Në tërësi, respektimi dhe mbrojtja e te drejtave të njeriut është detyrë e shteteve. Bashkësia nderkombetare ka përpunuar mekanizma për monitorimin e tyre dhe vecanërisht për vendet që aspirojnë të jenë anëtare të BE, respektimi i të drejtave të njeriut është kusht thelbësor, si nje nga parimet më të rëndesishme mbi të cilat mbeshtetet shoqëria europiane. Diplomacia shqiptare eëhtë e veëendshme për të mbrojtur të drejtat e shqiptareve kudo që janë. Edhe Samiti i Diaspores që do të zhvillohet në muajin nentor në Tirane, nen kujdesin e Kryeministrit, është nje tregues i vullnetit për të forcuar lidhjet ndermjet Atdheut dhe shqiptareve ne te gjithe boten.

 

Presheva Jonë:  Zonja ambasadore,  Meqe jeni eksperte dhe anetare e Komsionit te OKB-së ne Gjenevë për të zhdukurit me forcë ne Shqipëri. Cfare mund te na thoni ne kete drejtim ?

 

suleee

Ambasadroja Suela JANINA: Në Shqipëri ende numërohen si të pagjetur rreth 5000 të zhdukur nga sistemi komunist. Shqiperia ka qenë vendi i parë që ka ratifikuar Konventën e OKB për zhdukjet me forcë dhe ka detyrimin te ndricojë fatin e të zhdukurve, të kërkojë eshtrat e tyre dhe t’ua kthejë ato të afërmve. Ky eshte nje proces i vështirë edhe periudhen e kohes së ka kaluar, por mbetet një obligim moral dhe ligjor i cdo qeverie. Pas ratifikimit te Konventës, vendi ka marrë hapa konkrete për zbatimin e saj, duke filluar nga përfshirja në Kodin Penal të dënimit për vepren e zhdukjes me forcë, dhe në ngritjen e strukturave administrative për ndjekjen e kërkimeve, apo edhe në kujtesën e të zhdukurve. Punë mbetet ende për të bërë deri në raportimin para Komitetit te Zhdukjeve me Forcë, ku do të raportohet për masat që ka marrë vendi për zbatimin e Konventës së OKB.

 

Presheva Jonë: Dhe për fund znj.Ambasadore Shqiperia, shqiptarët në cfare sy i sheh BE-ja apo cfare imazhi kemi sot në Belgjike, perëndim dhe diplomacine evropiane apo në shtypin belg, evropian? 

 

Ambasadroja Suela JANINA: Shqiperia shikohet si një partner i besueshëm dhe aktiv në Bruksel, si ne NATO ku ne jemi anëtare, ashtu edhe në BE ku jemi vend kandidat. Politika jonë e jashtme është një aset i vyer kombëtar me rolin e saj konstruktiv në rajon dhe linjëzimin e plotë me qëndrimet e BE,  për të cilin përgëzohemi vazhdimisht.

Nese flasim per imazhin tone si popull, tashmë shqiptaret janë shkeputur nga paragjykimet që na kanë shoqëruar në vitet e para të tranzicionit. Tashmë ka shumë shqiptare që kanë arritur të ngrenë lart emrin e vendit , në të gjitha fushat ku kontribuojne. Edhe këtu ne Belgjikë ne kemi nje komunitet të konsoliduar prej vitesh, para pak ditësh festuam së bashku 60 vjetorin e vendosjes se brezit te parë. Shembujt e suksesit jaëe të shumtë dhe ne ndihemi krenare për secilin prej tyre, sepse individualisht dhe të gjithë bashkë mund të arrijme të kontribuojmë për të mirën e atdheut tonë.

SHPËRNDAJE